• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ISH KRERËT E UÇK NË HAGË/ Avokatët mbrojtës: Prokuroria po na vështirëson punën
Home
Rajon

ISH KRERËT E UÇK NË HAGË/ Avokatët mbrojtës: Prokuroria po na vështirëson punën

16 February, 2021 F.autor Rajon

Pala mbrojtëse e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, kërkoi që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ta dorëzojë sa më shpejtë dosjen paraprake të lëndës, në mënyrë që ata të mund të përgatiten për hetimin.

Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen dha Dhomat e Specializuara në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Avokati i Veselit, Ben Emmerson, kërkoi që dorëzimi i dosjes të bëhet në fillimit të prillit.

“Prokuroria i ka varrosur provat relevante në një mal provash jorelevante.Ka një “kaos” përsa i përket nxjerrjeve të materialeve, dhe Prokuroria duke nxjerrë materiale voluminoze dhe duke mos treguar se cilat dëshiron t’i përdorë, po ia pamundëson mbrojtjes që të përgatitet për gjykim

Por, Prokurori i Specializuar, Jack Smith argumentoi se viktimat apo dëshmitarët janë arsyeja kryesore që dorëzimi i dosjes paragjyqësore apo paraprake duhet të lidhet me datën e nisjes së gjykimit”, tha Emmerson.

  “Është fakt që ka një hendek të madh midis dorëzimit apo nxjerrjes së të gjitha dokumenteve dhe datës së gjyqit sepse kjo do të rrezikojë dëshmitarët. Kjo është e vërteta dhe për këtë nuk është folur”, tha Smith.

Avokati i Thaçit, David Hooper, tha se deri tani janë informuar për 124 dëshmitarë, të cilët Prokuroria i ka identifikuar vetëm me pseudonime.

 “Në këtë rast ka 124 dëshmitarë që janë bërë të njohur, shumica e tyre me pseudonime, nuk na është dhënë ndonjë përmbledhje, nuk kemi as edhe pesë rreshta lidhur për çfarë do të diskutojnë këta dëshmitarë. Si rrjedhojë nuk mund të përgatisim mbrojtjen tone”, tha Hooper.

Prokuroria ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të përdorë të gjithë dëshmitarët në gjyq dhe argumentoi se për disa prej tyre duhen vendosur masa mbrojtëse. Pakënaqësi për mënyrën se si prokuroria po i nxjerr materialet shfaqi edhe mbrojtja e Selimit dhe Krasniqit. Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi nuk morën pjesë fizikisht në këtë seancë, por e ndoqën përmes video-lidhjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI I RI/ Koronavirusi shkakton dëmtim të syve
Previous article BARCELONA-PSG/ Francezët censurojnë pyetjet në konferencë, ja kush vendos drejtësi në "Camp Nou"...

F.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT