• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDËRRON JETË NGA COVID-19 VËLLAI I ISH-DEBUTETIT TË PD-SË/ QSUT reagon pas denoncimit të së bijës: I janë kryer të gjitha shërbimet, ja gjendja e tij…
Home
Sociale

NDËRRON JETË NGA COVID-19 VËLLAI I ISH-DEBUTETIT TË PD-SË/ QSUT reagon pas denoncimit të së bijës: I janë kryer të gjitha shërbimet, ja gjendja e tij…

16 February, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Vëllai i ish-deputetit të PD-së dhe njëkohësisht ish-ambasador i Shqipërisë në Austri, Vili Minarolli, Rifat Lalo ka humbur jetën në Spitalin Infektiv, pasi ishte infektuar nga COVID.

Vajzat e të ndjerit bënë një denoncim në media duke akuzuar stafin e Spitalit Covid1 se nuk i kanë shërbyer të atit, e sipas tyre e kanë lënë në të ftohtë dhe madje nuk i kanë bërë as skaner, ndërkohë që u është thënë e kundërta.

Në lidhje me këtë deklaratë, ke reaguar edhe QSUT, ku sqaron se pacientit i janë kryer të gjitha shërbimet e nevojshme, por për fat të keq ai nuk ia ka dalë dot për shkak të gjëndjes së rënduar të mushkërive, në momentin e mbërritjes së tij në spital.

“Në vijim të një interviste të dhënë sot nga vajzat e qytetarit R.L., duke respektuar dhimbjen dhe rolin që ajo luan në gjykimin e tyre, dëshiron të sqarojë opinionin publik si vijon: Pacienti me inicialet R.L ,79 vjec, ka mbërritur me urgjencë pranë Spitalit Covid 1, ora 16:30 të datës 15 Shkurt 2021, në një gjendje shumë të rënduar shëndetësore, në kushtet e Insuficiencës së rëndë respiratore (me saturime 70% nën oksigjenoterapi 20L).’

Sipas QSUT-së, ai menjëherë është pranuar në urgjencën e Spitalit Covid 1 dhe ka marrë shërbimin e nevojshëm shëndetësor, sipas protokolleve.

‘I është bërë skaneri ne orën 17:15, është komunikuar menjëherë pas realizimit të skanerit me familjarët duke ju shpjeguar gjendjen tepër të rëndë si në aspektin klinik ashtu edhe atë imazherik. Gjendja e pacientit ka vazhduar të jetë e rënduar, ndërkohë që ka qenë gjatë gjithë kohës në oksigjenoterapi (sipas rekomandimeve edhe te mjekeve reanimatore).

Ndërkohë, mjekja e rojës është gjendur vazhdimisht nën presionin dhe ndërhyrjet e familjarëve, të cilët kanë patur madje dhe një komunikim të acaruar mes tyre, në ambjentet e jashtme të spitalit, mbi vendimin për ta mbajtur apo për ta nxjerrë pacientin nga spitali dhe për ta dërguar në nje shtet tjetër Europian për trajtim.’- thekson QSUT.

Më tej QSUT shton se ‘duke e mirëkuptuar gjendjen e rënduar të të afërmve, mjekja roje dhe kuruese Dr. Migena Qato ka komunikuar me ta çdo 15 minuta, pavarësisht se sjellja e tyre kundrejt saj, ia ka vështirësuar tej mase ushtrimin e detyrës dhe ofrimin e shërbimit për pacientët e shumtë që merrnin shërbim në spitalin Covid 1 ku mjekja shërbente.  Në vijim komunikimi me dy motrat ka vazhduar edhe nga Shefja e Shërbimit Prof. Najada Çomo.

‘Sigurojmë dhe një herë familjaret dhe qytetarët se pacientit i janë kryer të gjitha shërbimet e nevojshme, por për fat të keq ai nuk ia ka dalë dot për shkak të gjëndjes së rënduar të mushkërive, në momentin e mbërritjes së tij në spital.’- sqaron më tej QSUT.

Në fund të reagimit, QSUNT nënvizon se hedh poshtë çdo insinuatë për mungesë shërbimi, dhe është e gatshme të ofrojë të gjithë informacionin dhe provat e nevojshme, që vërtetojnë të kundërtën.

‘QSUNT hedh poshtë çdo insinuatë për mungesë shërbimi, dhe është e gatshme të ofrojë të gjithë informacionin dhe provat e nevojshme, që vërtetojnë të kundërtën.

Lusim mediat që të inkurajojnë qytetarët të paraqiten në kohë pranë shërbimeve shëndetësore për të marrë shërbimin e nevojshëm në kohën e duhur, pasi cdo vonesë sjell pasoja në shëndetin e tyre.

Gjithashtu garantojme që stafi ynë mjeksor do bëjë të pamundurën, ashtu sic ka vepruar per gjatë gjithë kësaj periudhe pandemie me një përkushtim të jashtzakonshëm!’- përmbyll QSUNT reagimin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I APASIONUAR PAS NATYRËS/ Vlonjati sfidon temperaturat e ulëta dhe dallgët e larta, futet në det të lahet e i thur vargje (VIDEO)
Previous article "UNË DO TË HAP NEGOCITAT PËR 6 MUAJ ME BE"/ Lulzim Basha: Kur të vij në pushtet do ndryshoj dhe Kushtetutën

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHERRI NË BURGUN E FIERIT/ Plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim Aktualitet

SHERRI NË BURGUN E FIERIT/ Plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim

DETAJET/ Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet Aktualitet

DETAJET/ Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT