• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDIM HISTORIK/ Organizata Botërore e Tregëtisë zgjedh gruan dhe afrikanen e parë në postin më të lartë
Home
Nderkombetare

VENDIM HISTORIK/ Organizata Botërore e Tregëtisë zgjedh gruan dhe afrikanen e parë në postin më të lartë

16 February, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Në një vendim historik, Organizata Botërore e Tregtisë ka zgjedhur gruan e parë dhe afrikanen e parë në drejtimin e organizatës.

Ekonomistja nigeriane Ngozi Okonjo-Iweala, 66 vjeç, u emërua Drejtore e Përgjithshme e OBT-së të hënën nga përfaqësuesit e 164 vendeve që përbëjnë organizatën.

Zonja Okonjo-Iweala tha gjatë një konferencë virtuale për shtyp të hënën se mezi priste të fillonte punën për reformimin e organizatës dhe modernizimin e rregullave në mënyrë të tillë që t’i përshtaten çështjeve të shekullit të 21-të.

“Ndjehemmirënjohësepërbesiminqëkenitekunë, jo vetëmsigruadheafrikane, por edhepërnjohuritëdhepërvojën time,dhesiçthanëdisangaju, guximindhepasioninpërtëpunuar me jupërtëndërmarrë reformat qëiduhen OBT-tëpërtëpërballuartëardhmen”, u shprehajo.

Zonja Okonjo-Iweala tha se një nga përparësitë e saj kryesore është të përqendrohet në çështjen e COVID-19, duke përfshirë punën me programet COVAX dhe ACT për të përshpejtuar furnizimet me vaksina në vendet e varfra.

“Ne gjithashtu inkurajojmë gjetjen e asaj që unë e quaj një mënyrë të tretë, për prodhimin e vaksinave në shumë më tepër vende ndërsa marrim masa që të mos dekurajojmë kërkimin dhe inovacionin e lidhur me të drejtat e pronës intelektuale. Pra, ky është një tjetër drejtim pune”, tha ajo.

Zgjedhja e zonjës Okonjo-Iweala si Drejtore e OBT-së u bllokua për shumë muaj sepse ish-Presidenti amerikan Donald Trump nuk e mbështeti atë, duke argumentuar se i mungonte përvoja e drejtpërdrejtë tregtare në krahasim me kandidatët e tjerë.

Administrata e zotit Biden u tërhoq nga kundërshtimi i Shteteve të Bashkuara, duke i hapur rrugën zonjës Okonjo-Iweala që të merrte postin e lartë.

Ekonomistja nigeriane ka një përvojë 25 vjeçare në Bankën Botërore, ku ka mbrojtur rritjen ekonomike në vendet e varfëra. Ajo arriti në pozicionin e dytë më të lartë të asaj organizate ndërsa ndihmoi për të mbikëqyrur 81 miliardë dollarë në financime për zhvillimin për Afrikën, Azinë Jugore, Evropën dhe Azinë Qendrore.

Zonja Okonjo-Iweala ka shërbyer gjithashtu si ministre financash e Nigerisë dhe ka ndihmuar për të ndërmjetësuar një marrëveshje në vitin 2005 për të anuluar miliarda dollarë të borxhit nigerian në Klubin e kombeve kreditore të Parisit.

Ajo ka një diplomë për ekonomi nga Universiteti i Harvardit dhe një doktoraturë për ekonominë dhe zhvillimin rajonal nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit.

Presidenti nigerian Muhammadu Buhari tha se zgjedhja e zonjës Okonjo-Iweala për të kryesuar OBT–në, i solli shumë gëzim dhe nder vendit“.

Drejtorja e re e OBT-së tha të hënën se sfidat me të cilat përballet organizata ishin të shumta dhe të ndërlikuara, por jo të pakapërcyeshme.

Përveç trajtimit të sfidave ekonomike lidhur me pandeminë e koronavirusit, drejtueses së re të OBT-së do t’i duhet gjithashtu të përballet me mosmarrëveshje tregtare afatgjata që kanë ndarë shumë vende, përfshirë konfliktin tregtar SHBA-Kinë dhe presionin për të reformuar rregullat e tregtisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPECIE TË PANJOHURA/ Shkencëtarët zbulojnë krijesa të çuditshme nën akullin e Antarktidës
Previous article ARRESTOHET PRODHUESI FALS I VAKSINËS ANTI-COVID/ Fitoi mbi 2 milionë dollarë nga kontrabandimi në disa shtete Fe

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin! Botë

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT