• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FITOI ZGJEDHJET/ Albin Kurti i hapet AFP-së: Taktikë të re në bisedimet me Serbinë
Home
Rajon

FITOI ZGJEDHJET/ Albin Kurti i hapet AFP-së: Taktikë të re në bisedimet me Serbinë

15 February, 2021 F.autor Rajon

Pas një fitoreje bindëse, në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, reformisti majtist, siç e quan AFP, Albin Kurti, thotë për agjencinë se ai do të riformatojë bisedimet me Serbinë për t’i vënë të dyja palët në një pozicion të barabartë.
Kurti: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet të zhvillohet thjeshtë për të shpëtuar imazhin e këtij apo atij politikani. Politikanët janë thuajse asgjë, ata janë përfaqësues të diçkaje tjetër, jo të vetvetes por të popullit. Populli duhet të jetë përfituesi dhe unë kam frikë se Beogradi e ka vendosur kosovën përballë shumë kërkesave, nga të cilat njerëzit e Kosovës, përfshirë serbët, nuk përfitonin asgjë. Por përfitonte Serbia si një shtet që do të kompensohet për humbjet e shkaktuara nga regjimi i Milloshevicit.

Ne-thotë ai, duhet të diskutojmë me Serbinë sinqerisht, hapur dhe me seriozitet: Sigurisht, Serbia është fqinji ynë dhe ne do të angazhohemi në dialog me të. Në një dialog që duhet të ndryshojë vendet tona për më mirë

Në planin e brendshëm, Kurti thotë se çështje si korrupsioni dhe ekonomia do të jenë prioritet i tij kryesor: Unë mendoj se ne jemi në një moment historik në kuptimin që ka edhe një ndryshim historik dhe ne fituam një biletë për më shumë vende pune dhe drejtësi, dhe mbetet për tu parë që ajo ne do të bëjmë në muajt dhe vitet e ardhshme, në mënyrë që vendi ynë të dalë nga krizat e shumëfishta.

Ndërkohë Kurti thotë se nuk do të ketë asnjë kompromis për mafian: Procesi i vetingut në njërën anë, një ligj i ri për pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme dhe një ligj i ri anti mafia, të gjitha këto ne besojmë se do të krijojnë kushtet që të luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet e larta, dhe në mënyrë të veçantë do të mund të prodhojmë Eliot Nessët tonë, që do të vendosin Al Kaponet tona të vogla pas hekurave.

Pasi fitoi rreth 50 për qind të votave, Kurti flet për një shans historik, që do ta fusë Kosovën në një erë të re: Unë mendoj se kjo është vala e tretë e entuziazmit. Çlirimi në 1999, pavarësia në 2008-ën dhe vendet e punës dhe drejtësia në 2021-shin. Ne e ndjejmë se ky është një fillim i ri dhe ne kemi shumë përgjegjësi.

Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “KA ARDHUR KOHA PËR NDRYSHIM...”/ Rama i kthehet qytetarit: Duro se erdhi 25 prilli
Previous article DETAJET E REJA/ Gjyqtarja e Krujës nuk ishte vetëm, nën akuzë edhe ish-drejtori i shërbimit të provës (EMRI)

F.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT