Në qarkun e Korçës reshjet e dëborës kanë pushuat dhe moti është i kthjellët, ndërkohë temperatura është – 9 gradë dhe vendi është përfshirë nga ngrica. Aksi rrugor Qafë Thanë-Doganë vijon ende të jetë problematik, pavarësisht punës të bërë gjatë natës është mundur të hapet vetëm një korsi, dhe është e kalueshme vetëm nga mjete 4×4, ndërkohë në doganë ka ende mjete të cilat presin të kalojnë.
Makina të mbuluara me dëborë deri në xhama dhe pritjet pa fund të qytetarëve në të ftohtë, mbrëmjen e djeshme bëri që Qafë Thana të ishte një nder zonat më problematike në Shqipëri.
Mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur me njerëzit që ishin mbrëmë në doganë.
Policia është stacionuar në zonat problematike duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve.
Vijon puna nga autoritet përkatëse por situata që lanë pas reshjet e dendura të dëborës e bëjnë mjaft të vështirë.


