• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZGJEDHJET/ Mediat ndërkombëtare shkruajnë për fitoren e Vetëvendosjes: Albin Kurti ka premtuar të luftojë korrupsionin
Home
Rajon

ZGJEDHJET/ Mediat ndërkombëtare shkruajnë për fitoren e Vetëvendosjes: Albin Kurti ka premtuar të luftojë korrupsionin

15 February, 2021 s.autor Aktualitet, Rajon, Sociale

Kosova ka mbajtur zgjedhjet e pesta parlamentare pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008. Shumë media ndërkombëtare kanë raportuar për zgjedhjet duke iu referuar exit-poll si dhe rezultateve të para të publikuara të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Reuters shkruan se “partia anti-establishment, Vetëvendosje parashikohet të fitojë në zgjedhjet parlamentare të së dielës, tregoi një sondazh”.

“Me të përfunduar orari zyrtar i mbylljes së qendrave të votimit, shumë institute dhe organizata joqeveritare publikuan sondazhe, apo exit poll-e, duke paraqitur përqindje të partive dhe vendeve të fituara në kuvend. Këto informacione janë jo zyrtare, ndërsa nga të gjitha matjet e tyre e shpallin fituese Lëvizjen Vetëvendosja  të udhëhequr nga Albin Kurti”, raporton Deutschewelle.

“Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është në rrugën e duhur për të fituar zgjedhje të parakohshme në një rikthim që mund të përkeqësojë marrëdhëniet tashmë të tensionuara me Serbinë”, shkruan gazeta amerikane Bloomberg.

“Sipas një sondazhi të dalë, partia anti-korrupsion, Vetëvendosje, ka fituar zgjedhjet në Kosovë”, shkruan Euronews.

Gazeta gjermane, welt.de ka shkruar se qytetarët e shtetit më të ri të Evropës votuan për ndryshimin më qartë se kurrë. Lëvizja Vetëvendosje nën udhëheqësin e saj karizmatik, Albin Kurti ka premtuar të luftojë keqmenaxhimin dhe korrupsionin.

“Ata i japin një fitore të qartë – edhe pse më pak se sa parashikuan sondazhet e mëparshme për Vetëvendosjen (Vetëvendosje), një parti nacionaliste e krahut të majtë e rritur nga vota e të rinjve”, shkruan gazeta spanjolle, El Pais.

Në shumë exit-poll si dhe në rezultatet e para të KQZ-së, Vetëvendosja prin në garë e ndjekur nga PDK dhe LDK.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI I MOTIT/ Vendin e pret një javë e acartë, temperatura deri në -14 gradë Celcius
Previous article MOTI I KEQ NË VEND/ Rama nxjerr fotot e mjekëve në terren: Kujdesuni sa më shumë për shëndetin

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person Aktualitet

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike Aktualitet

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-CËRRIK/ Humb jetën 31-vjeçari! Motori doli nga rruga dhe u përplas me bordurat, zbulohet shkaku Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-CËRRIK/ Humb jetën 31-vjeçari! Motori doli nga rruga dhe u përplas me bordurat, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT