Deputetja Rudina Hajdari, ka një urim të veçantë për festën e Shën Valentinit.
Nga qyteti i Elbasanit ku kandidon për zgjedhjet e 25 prillit, Hajdari thotë se në një vend si Shqipëria ku ka shumë sherr e përçarje, ka nevojë për një festë të tillë, për të celebruar dashurinë.
Postimi i plotë:
Gëzuar atyre që falin dashuri!
Në një vend si i yni, ku konsumohet kaq shumë sherr, përçarje, baltosje, dhunë, kemi nevojë për një ditë si e sotmja për të celebruar dashurinë.
Bashkëshortët kanë nevojë për dashurinë e njeri-tjetrit. Fëmijët kanë nevojë për dashurinë e prindërve.
Gjyshërit kanë nevojë për dashurinë e nipërve dhe mbesave. Vendi ka nevojë për dashurinë e atyre që e menaxhojnë.
Dhe ky trotuari mbrapa meje ka nevojë për dashurinë e Bashkisë Elbasan që ta pastrojë nga akulli. Gëzuar Shën Valentinin.


