Shqiptarët vijojnë të kryesojnë listën e vendeve azilkërkues në vendet e Bashkimit Europian. Shqiptarët renditen përkrah shtetasve nga Afganistani, Zimbabve,Siria Nigeria apo Brazili edhe në Irlandë.
“The Irish Times” shkruan se përgjatë 2016-ës shumë prej shtetasve që iu referua hyrja në Irlandë ishin shqiptarë dhe krahas tyre kishte edhe nga Pakistani, Afrika e Jugut, Brazili. Përgjatë 2016-ës rreth 3 mijë shtetas u detyruan të lënë Irlandën, nga të cilët 408 ishin shqiptarë. Ndërkohë brazilianë ishin 483, 231 nga Afrika e Jugut de 132 nga Pakistani.
Në raport me 2015-ën, numri i shqiptarëve që kërkonin azil në Irlandë ishte rritur, por gjithashtu edhe refuzimet për hyrje. Kështu referuar statistikave, në këtë vit iu është mohuar hyrja 338 shtetasve shqiptarë, 127 pakistanezë dhe 123 nigerianë. Gjithashtu, rreth 118 kinezëve, 96 afganëve, 70 zimbabve, 68 ukrainasve dhe 52 sirianëve iu refuzua hyrja.
Në vitin 2014, 252 shqiptarë, 168 afrikanë të jugut, 156 brazilianë, 110 kinezë dhe 109 malaviane u bllokuan të hynin në Irlandë.
Referuar aktit të emigracionit të vitit 2004, një shtetasi i refuzohet hyrja në Irlandë nëse ka një dënim të mëparshëm për një vepër të rëndë ose nuk posedon pasaportë.
Një oficer i emigracionit gjithashtu mund të refuzojë lejen për një shtetas të huaj nëse ai mund të paraqesë kërcënim për sigurinë kombëtare.
Grupet mbështetëse të refugjatëve kanë ngritur shqetësime për mungesën e transparencës rreth procesit të emigracionit në aeroportet irlandeze.
Një zëdhënëse e Këshillit irlandez për refugjatët shprehu shqetësim në lidhje me “mekanizmat” që përdoreshin për të bllokuar hyrjen dhe paralajmëroi se shumë njerëzve që u refuzuan të lënë tokën kur ata kishin mundësi shumë të vogël për qasje në këshilla ligjore dhe nuk kanë qartësi rreth të drejtave të tyre .
“Rreth 4,000 njerëz u refuzuan të lënë vendin në Irlandë vitin e kaluar, shumë prej të cilëve vijnë nga vende që ne e dimë se gjenden në situata të paqëndrueshme ose të paligjshme, duke përfshirë Irakun, Afganistanin, Somalinë, Eritrean, Libinë, Sirinë, Jemenin dhe Sudanin”, tha zëdhënësja.



