A ju ndihmojë vitamina C dhe zinku për të luftuar Covid-19? Jo, madje as në doza të larta. Ky është përfundimi i provës së parë të rastësishme klinike, ku janë testuar dy suplementet nën mbikëqyrjen mjekësore.
Pavarësisht se vitamina C dhe zinku po përdoren shumë për të luftuar ose zvogëluar ashpërsinë e ftohjeve virale dhe gripit, studimi i ri zbuloi se ato nuk kishin asnjë përfitim për njerëzit që izoloheshin në shtëpi me Covid-19.
Studimi u publikua të premten në “JAMA Network Open”, dhe thuhet se zbulimet ishin aq mbresëlënëse sa u ndal herët.
“Fatkeqësisht, këto dy shtesa nuk arritën që të përmbushnin zhurmën e tyre”, shkruanin Dr. Erin Michos nga John Hopkins e John Hopkins dhe Dr. Miguel Cainzos-Achirica, në një editorial shoqërues.
Prova klinike u dha doza të larta nga secili suplement, si vetëm ashtu edhe në kombinim me njëri-tjetrin, tre grupeve me 214 të rritur që po kuroheshin në shtëpi. Ndërsa një grup i katërt mori kujdes standard si pushim, hidratim dhe ilaçe për uljen e etheve, por edhe vitaminat.
Sipas kardiologut të Klinikës Cleveland, Dr. Milind Desai dhe një ekipi nga kjo klinikë, vitamina C dhe zinku nuk i zvogëluan simptomat e SARS-CoV-2. Megjithatë dozat e larta shkaktuan disa efekte anësore të pakëndshme për pacientët që marrin këto suplemente, shkruan CNN
“Më shumë efekte anësore (diarre dhe ngërçe në stomak) u raportuan në grupin që merrte vitamina C dhe zink në shtëpi, se sa në grupin që po kujdesen me mënyra standarde”, shkruan Michos, një profesor i asociuar i mjekësisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins dhe Cainzos-Achirica.


