• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJENITË: Kush janë shqiptarët që punojnë në KOMPANITË më të mëdha të botës (FOTO)
Home
Sociale

GJENITË: Kush janë shqiptarët që punojnë në KOMPANITË më të mëdha të botës (FOTO)

5 January, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Nisur nga rasti i Durimit, AlpeNews.al ju sjell disa shembuj të tjerë të shqiptarëve kudo nëpër botë që janë pjesë e kompanive më të famshme në botë! Nga i ashtuquajturi “Gjeniu 24 vjeçar” Aleksandri, e deri tek Benjamini që i gjeti gabimet “Instagramit” dhe më vonë iu ofrua punë.

Kompanisë së mirënjohur botërore, Samsung i bashkohet së fundmi si i punësuar Durim Klaiqi, një student shqiptar i vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, në Universitetin Bujqësor të Kamzës, Tiranë.

Aty ai mban pozicionin si Theme Designer, duke u bërë kështu shqiptari i parë që bëhet pjesë e stafit të kësaj kompanie. Klaiqi arriti të bëhet pjesë e kësaj kompanie pasi kishte përpiluar një portofol që jepte shembuj konceptual për stilin e dizajnit, e cila u vlerësua pozitivisht nga ekipi i Samsung në dy pika kryesore, dizajn kualitativ dhe një trajtë unike e dizajnit.

Një  histori tjetër suksesi është edhe ajo e Alenit, djalit 24-vjeçar nga Tirana, të cilit rastësisht iu dha mundësia të udhëtonte drejt Amerikës në kërkim të një jete më të mirë. Alen Kubati është shqiptari i vetëm që punon në një prej kompanive më të mëdha botërore, sikurse është “Yahoo” dhe ndihet i lumtur që mund të përfaqësojë vendin tonë në një pozicion të tillë. Ai  rrëfen se ndoshta në një të ardhme, do të kthehet në Shqipëri për të kontribuar në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies në informatikë.
Aleni punon 9-10 orë në ditë në kompaninë “Yahoo”. Gjithçka nisi kur ai  ishte akoma në universitet dhe po mbaronte masterin në Shkencat Kompjuterike. Gjatë semestrit të fundit në universitin e tij shkuan të dërguarit nga disa kompani prestigjoze, ndër të cilat ishte edhe “Yahoo”. Qëllimi i tyre ishte të punësonin studentët më të aftë që po mbaronin universitetin. Ai u intervistua prej tyre dhe pasi i dhanë një ofertë, Aleni vendosi të shkoj të punoj në “Yahoo’.

Ardit Dine (Shqiptari që punon në Kinë, po e kërkon dhe Google) është ndër të rrallët inxhinierë të rinj shqiptarë që ka gjetur veten në Kinën e largët. Një mjeshtër i teknologjisë, krijues aplikacionesh që në moshë të re, ai po mbyll masterin në një prej universiteteve më të njohura kineze për teknologjinë e informacionit dhe tashmë është punësuar pranë një kompanie në zgjerim në Bihang. E ka nisur marrëdhënien me aplikacionet duke punuar me Nokian. Një aplikacion i Nokias, Livescore, mban emrin e tij. Atëherë ishte 17 vjeç dhe bashkëpunimin me kompaninë e ka mbajtur për disa vite, duke zhvilluar lojëra të ndryshme në telefon.
E ardhmja e tij ishte shënuar tashmë për t’u marrë me teknologjinë, por Shqipëria po bëhej e ngushtë për synimet dhe sidomos trajtimin e të ashtuquajturve gjeni të informatikës. Kina dukej si mundësia e artë dhe vazhdimi i masterit atje u kthye në objektiv. Ofertat për të kanë qenë nga më të ndryshmet madje edhe nga Apple, por tani kompania ku punon e frymëzon.
Tashmë, ndërsa përfundon studimet, është i vetmi i huaj në një kompani të njohur kineze të përdorimit të biçikletave me pagesë. Dëshira e tij është ngjitja drejt Microsoft, por deri atëherë Ardit Dine ia ka dalë të jetë i riu që nëpërmjet teknologjisë të realizojë veten në vendin ku ajo ka më shumë kuptim.

Studenti i UBT-së, Benjamin Gecaj është futur në listën e personave që do të punojë për platformën sociale “Instagram”, falë një marrëveshjeje të arritur mes palëve.
Gecaj deri tek bashkëpunimi ka ardhur, pasi ai ka arritur që për disa muaj të gjejë mangësi në sistemin e Instagram-it. Në këtë mënyrë fillimisht ishte shpërblyer me 25 mijë dollarë, por kompania ka kërkuar që studenti në fjalë të jetë pjesë e stafit të kompanisë.
Gecaj është nga fshati Llaushë i Komunës së Skënderajt, si dhe ndjek studimet në vitin e parë në Fakultetin Shkencat Kompjuterike në UBT. Shkathtësitë dhe atributet e tjera ai thotë t’i ketë arritur falë këtij institucioni të arsimit të lartë.
Deri më tani, ai është i vetmi student shqiptar që ka arritur të punësohet në këtë kompani, si dhe është një nga miliona përdorues të Instagram-it, që ka arritur të përmirësojë gabimet e kësaj platforme, thuhet në njoftimin për media të këtij kolegji në Prishtinë.

“Ofertën e kam pranuar me kushtet që më kanë ofruar, tani do të filloj në intership me pagesë, ndërsa në muajt në vazhdim do të punoj në mënyrë të rregullt. Kam për detyrë të bëj analiza e raporte të ndryshme në rajonet e Evropës, konkretisht në pjesën e Ballkanit, dhe për mua është një arritje shumë e madhe. Ligjëratat e mbajtura dhe në përgjithësi studimet në UBT kanë meritë për suksesin që po arrij”, ka theksuar Gecaj.
Ndërkohë ai ka thënë se do të vazhdojë të punojë edhe më tepër, në mënyrë që të gjejë mangësi të tjera në platforma të tjera sociale.


E kanë quajtur “Gjeni”: Aleksandër Bello
ka mbaruar studimet në gjimnazin “Harry Fultz” në Tiranë dhe aktualisht punon në kompaninë WhatsApp, në Karolinën e Veriut.

E gjitha filloi me dëshirën e madhe të Aleksandrit për të studiuar në Amerikë ku u pranua dhe zgjodhi të studionte në institutin “California Institute of Technology”, afër Los Angelos-it.

Gjatë vitit të parë ai fitoi përvojën si inxhinier në shtetin e Brazilit ku shprehet se ka qenë shumë e vlefshme për të vazhduar më pas me hapa “gjigand” dhe të pikasej pastaj nga Kompania “WhatsApp”.

Për specialistin me origjinë shqiptare aplikacioni WhataApp preferohej shumë madje shprehu interes të përfshihej pikërisht në kohën që në Amerikë nuk përdorej shumë. Kjo ide e tij i bashkangjitet faktit se mundësia për sukses dhe ngritje në karrierë është më e mirë kur e fillon në kompani që janë të vogla, dhe këtë bëri.

Ai nisi si pjesë e një intershipi në atë kompani dhe kjo shënoi kulmin e karrierës së deritanishme ku për të mbetet një moment i mrekullueshëm dhe i rëndësishëm.

Prej 2 vitesh që pjesë e WhatsApp, detyra e tij është në pozicionin e  inxhinierit, dhe ka të bëjë me kujdesin ndaj serverave që shërbejnë për shpërndarjen e mesazheve. Gjithashtu kujdeset edhe për sigurinë e komunikimeve verbale.


Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REAL MADRID/ Zidane i jashtëzakonshëm, asnjë trajner nuk ka fituar si ai
Previous article Përçarja tek Vetëvendosja, reagon Albin Kurti: Kthehuni, nuk hakmerrem

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT