• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA: Dënojmë ndalimin e transmetimeve të BBC-së në Kinë
Home
Nderkombetare

SHBA: Dënojmë ndalimin e transmetimeve të BBC-së në Kinë

12 February, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Administrata e Presidentit Biden dënoi qëndrimin e Kinës, pasi Pekini ndaloi transmetimin e BBC-së në vend.

Qeveria kineze u shpreh kohët e fundit me kritika ndaj materialeve të transmetuara nga BBC-ja mbi pandeminë në Kinë dhe akuza të ngritura për përdorimin e punës me detyrim dhe abuzime seksuale në rajonin e Shigjiangut me popullatë ujgure si dhe grupe të tjera myslimane.

“Në mënyrë absolute dënojmë vendimin e Kinës për të ndaluar transmetimet e Shërbimeve Ndërkombëtare të BBC-së. Kina vazhdon të ketë një ndër hapësirat më të kontrolluara, më shtypëse në botë për informacionin. Ndërsa Kina bllokon operimin lirisht të grupeve mediatike, udhëheqësit e Pekinit përdorin mjediset e lira dhe të hapura për median në vende të tjera për të nxitur dizinformim. I bëjmë thirrje Kinës dhe vendeve të tjera me kontrolle autoritare mbi popullatë të lejojnë qasje të plotë për popullin e tyre në internet dhe media,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.

Zoti Price shtoi se Shtetet e Bashkuara besojnë se liria e medias “është një e drejtë e rëndësishme dhe kyçe për mirëinformimin e qytetarëve, që të shkëmbejnë lirisht idetë mes tyre dhe me udhëheqësit e tyre”.

Kina ndalon kanalin BBC World News

Kanali televiziv britanik BBC World News është ndaluar të transmetohet në Kinë, tha të premten Administrata Kombëtare e Radios dhe Televizionit kinez. Ndalimi vjen një javë pasi rregullatori i medias britanike i hoqi lejen e transmetimit televizionit shtetëror kinez.

Në një deklaratë të lëshuar natën e Vitit të Ri Hënor, administrata tha se nga një hetim doli se raportimet e BBC-së për Kinën në BBC World News kishin “shkelur rëndë” rregulloret, duke përfshirë atë që lajmet duhet të jenë “të vërteta dhe të drejta”, kishin dëmtuar interesat kombëtare të Kinës dhe minuar unitetin kombëtar të saj.

Prandaj, thuhet në njoftimin e Kinës, BBC World News nuk plotëson kërkesat për kanalet e huaja që transmetojnë në Kinë dhe kërkesa e saj për një vit tjetër transmetimesh nuk do të pranohet.

BBC-ja tha se ishte e zhgënjyer me vendimin e autoriteteve kineze.

Ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab tha të enjten se vendimi i Kinës për të ndaluar kanalin BBC World News është i papranueshëm dhe dëmton imazhin e Kinës në botë.

“Kina ka disa nga kufizimet më të rënda mbi mediat dhe liritë e internetit në të gjithë globin, dhe ky hap i fundit nuk do të bëjë tjetër përveçse do të dëmtojë emrin e Kinës në sytë e botës,” tha ai.

BBC World News që transmeton në gjuhën angleze nuk përfshihet në shumicën e paketave të kanaleve televizive në Kinë, por mund të shihet në disa hotele dhe rezidenca.

Dy gazetarë të agjencisë Reuters në Kinë konfirmuan se kanali nuk shihej më në ekranet e tyre.

Ndalimi i transmetimeve të BBC-së bëhet një javë që kur Pekini kërcënoi se do të hakmarrej, pasi autoritetet në Londër i hoqën liçencën e operimitnë Britani rrjetit shtetëror kinez CGTN.

Më 4 shkurt, rregullatori i medias britanike Ofcom i hoqi lejen kanalit China Global Television Network (CGTN) për të transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar pasi një hetim zbuloi se leja mbahej padrejtësisht në pronësi të Star China Media Ltd.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUZIKË DHE PUTHJE NË BUZË/ Menaxheri i VIP-ave "kap mat" djalin e Për’puthen me ish-konkurenten e Big Brother (VIDEO)
Previous article KORONAVIRUSI/ Mesazhi i fortë i Merkel: Mutacionet e virusit mund të shkatërrojnë çdo sukses

s.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT