• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RRITËM VLERËN E PRONËS”/ Veliaj: Lulin dhe Joridën nuk i voton as rrugica e tyre, sollën humbësa dhe hajdutët në Tiranë
Home
Politikë

“RRITËM VLERËN E PRONËS”/ Veliaj: Lulin dhe Joridën nuk i voton as rrugica e tyre, sollën humbësa dhe hajdutët në Tiranë

11 February, 2021 Delo.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me banorë të Njësisë 8, ku tha se edhe rrugicës së Lulit dhe Joridës i është rritur vlera e pronës falë punës së Bashkisë.

“Kjo njësi është etaloni i çfarë do të thotë punë e mirë, me mendjet dhe me zemrat e njerëzve. Ishte bastioni i PD, shtëpia e Lulit, shtëpia e Joridës, dhe kanë dy mandate që humbasin sepse nuk punuan. Kjo nuk ndodh aforfe! PD-ja, që gjithmonë e më shumë po zbret në këtë njësi, sa u detyrua edhe Luli të ikë, edhe Jorida iku nga zona. Pra, nuk kthehen dot te shtëpia e tyre se nuk i voton rrugica e tyre”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se edhe në lagjet e reja që po ndërtohen, si “5 Maji” dhe Kombinati, banorët po kërkojnë shtëpitë në vend të parave kesh, sepse e dinë që vlera e tyre vetëm rritet.

“Është rritur vlera e pronës, ka vajtur 790 euro metri katror tek Bregu i Lumit, se po bëhet edhe shkolla e re, rruga e re, po vjen edhe lagjja e re. Si tek njësia 8, ashtu edhe tek 4 dhe 9, e gjithë zona aty ka marrë një supervlerësim. Njerëzit vetë po thonë mos m’i jep kesh, m’i jep në metra katrorë, sepse e dinë që rritja e vlerës së pronës është më e madhe se interesi në bankë, më e madhe se bono e thesarit. Pra, edhe kundërshtarët tanë – ç’rëndësi ka, Luli, Jorida, Rimi i kioskave të “Vojo Kushit” – edhe ata që kanë luftuar kundër nesh, janë bërë sot më të pasur falë punës tonë”, përfundoi Veliaj.

Ai tha se opozita po kandidon humbësa në këto zgjedhje, duke menduar se njerëzit harrojnë.

“Sjellin Rimin e patentave në Tiranë, që po i bie mbrapa SPAK-u për të gjitha vjedhjet e poshtërsitë aty, si oferta më e mirë – pra humbi në Dibër dhe po na e sjell në Tiranë, Jorida humbi tek Njësia 8, e kanë çuar në një njësi tjetër, Grida humbi në Shkozë, duke shitur apartamentin nga 3-4 herë, e kanë çuar tani në Kavajë e Rrogozhinë – Pse? Sepse kanë vënë bast që njerëzit harrojnë, që njerëzit nuk mbajnë mend, se njerëzit janë budallenj, që kanë sklerozë, që vuajnë nga amnezia”, theksoi ai.

Kryebashkiaku tha se nuk i vjen mirë që partitë e tyre po shkërmoqen, por kjo ndodh sepse ata janë në gjumë.

“Na gëzon fakti që gjithmonë e më shumë njerëz po binden se rruga e drejtë është puna dhe jo gjumi. Nëse kjo është bindja që ndajmë, unë them se do kemi një fitore spektakolare te Njësia 8”, tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PERFORMANCA PËR 2020/ Ministria e Financave nxjerr shifrat: U rritën shpenzimet publike dhe defiçiti, të ardhurat u tkurrën me 34.7 mld lekë
Previous article TEMPERATURA -42 GRADË/ Gruaja vdes nga i ftohti, kishte shkuar të takonte fqinjin dhe…

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT