• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI NË KRUJË/ Skema si përfitohej ulja e dënimit kundrejt 6-12 mijë euro nga gjyqtarja dhe avokati
Home
Aktualitet
Kronikë

SKANDALI NË KRUJË/ Skema si përfitohej ulja e dënimit kundrejt 6-12 mijë euro nga gjyqtarja dhe avokati

11 February, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ora News siguron dosjen e SPAK mbi arrestimin e gjyqtares Hoxha, avokatit, sekretares dhe 6 personave të tjerëve, mes tyre dhe ekspertit mjeko ligjor.

SPAK thotë se falë hetimeve të këtij procedimi u bë e mundur të evidentohej “një skemë e mirëfilltë kriminale” sipas së cilës persona të dënuar që vuanin dënimin në burgun e Fushë Krujës përfitonin ulje dënimi kundrejt dhënies së përfitimit të parregullt. “

“Të dënuarit kujdeseshin fillimisht që si mbrojtës të tyre të zgjidhnin avokatin Aldo Tabaku,  dhe ky i fundit falë marrëdhënies që kishte krijura me gjyqtaren Enkeleida Hoxha mundësojnte që të dënuarit të përfitonin uljen e dënimit kundret shumave të parave” thuhet në dosjen e SPAK

“Hetimi ka provuar se e gjitha kjo bëhej kundrejt përfitimit të parregullt të shumave të konsiderueshme në euro nga 6- 12 mijë euro.“

Roli i sekretares
Në këtë skemë të kundraligjshme ishte përfshirë dhe sekretarja gjyqësore Emanuela Mallkuçi e cila në një rast ka siguruar kundrejt marries së përfitimit të parregullt që kërkesa e të dënuarit të kalonte për shqyrtim tek gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Roli i ekspertit ligjor

Ndërkohë gjatë hetimeve është provuar se i hetuari Shkëlqim Korbi ka konsumuar elemente të veprës penale, “ekspertim i rremë”. Bëhet fjalë për shtetasin O.K

“Ky i hetuar është caktuar si ekspert në zbatim të vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor Mat e cila po shqyrtonte kërkesën e shtetasit O.K me objekt revokim të masës mjekësore “mjekim të detyruar spitalor”

Rezulton se fillimisht ky ekspert ka përgatitur aktin e ekspertimit psiatriko ligjor të këtij shtetasi dhe më tej e ka depozituar në sekretarinë e mjekësisë ligjore.

Ky akt ekspertimi ishte në disfavor të kërkuesit. Pas ndërhyrjeve të të interesuarve eksperti ndërhyn tek sekretaria e mjekësisë ligjore duke rimarrë aktin e dorëzuar dhe përgatitur një akt të ri që përmbush kërkesat e O.K.

Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu edhe se e hetuara Emanuela Mallkuçi I ka dhënë drejtëpërdrejtë përfitim të parregullt shtetasit Edvin Prifti me qëllim që ky I fundit të bënte operacion mamanë e saj.

Në këtë skemë janë përfshirë edhe infermierja Trëndafile Frangu dhe Migena Skënderi.

Arrestimet e tyre janë kryer më 11 shkurt 2021 ndërkohë që Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë më 10 shkurt.

Gjithashtu janë ushtruar kontrolle mbi 16 banesa dhe zyra të subjekteve të hetuara meqëllim gjetjen dhe sekuestrimin e provave materiale.

Hetimet e këtij procedimi penal do të vijojnë me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave dhe dërgimin për gjykim të të gjithë të hetuarve në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjykata Krujes (3)

Gjykata Krujes (2)

Gjykata Krujes (1)

Ne arrest me burg

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.14 datë 10.02.2021 ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për shtetasit:

Enkeleida Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal;

Aldo Tabaku, avokat në dhomën e avokatisë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë dhe 319/ç të Kodit Penal.

Manuela Mallakuçi, sekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 244 të Kodit Penal;

Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i dyshuar për veprën penale “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309/2 i Kodit Penal;

Sajmir Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Bledar Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyëqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Altin Skëndaj, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;/ Ora News

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA EKONOMIA DERI TEK PAPUNËSIA/ Debat në Bundestag për Rregulloren e Ballkanit Perëndimor
Previous article HYSAJ E TEPRON ME RAHMANIN/ Çfarë po ndodh mes shqiptarëve të Napolit (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË RADOSTINË/ Flakët po i afrohen shtëpive, nis evakuimi i banorëve dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË RADOSTINË/ Flakët po i afrohen shtëpive, nis evakuimi i banorëve dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri

ZJARR I FRIKSHËM NË QAFËN E KOSHOVICËS/ Retë e tymit toksik bllokojnë qarkullimin në aksin Fier-Levan! Një çift të moshuarish rrezikon jetën Aktualitet

ZJARR I FRIKSHËM NË QAFËN E KOSHOVICËS/ Retë e tymit toksik bllokojnë qarkullimin në aksin Fier-Levan! Një çift të moshuarish rrezikon jetën

SHKRUMBOHET NJË BANESË NË FIER/ Pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’ Aktualitet

SHKRUMBOHET NJË BANESË NË FIER/ Pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT