Një aksident më pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër-Koplik
Sipas informacioneve ka ndërruar jetë Xheladin Ivziku 66 vjeç, i aksidentuari mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në fshatin Vrakë.
Policia ka mbërritur ne vendngjarje ku ka nisur hetimet mbi shkaqet e përplasjes, duke bere shoqërimin ne komisariat te drejtuesit te mjetit.
Ivziku u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës, por nuk mundi t’i mbijetoje aksidentit, po ashtu është shoqëruar në polici dhe drejtuesi i mjetit.
- Njoftimi i policisë
Me datë 05.01.2018 reth orës 18.05 ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në vendin quajtur Ura Vrakës ka ndodhur aksident rrugor me pasojë vdekjen.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se një mjet tip Ford ka përplasur një këmbësor, shtetasin Gj. I. 66 vjeç banues në fshatin Shtoj Ri, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe do transportohet në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.
Drejtuesi i mjetit shtetasi Emiljano Zeneli 35 vjeç, banues në Malësi e Madhe po shoqërohet në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


