Po zhvillohet seanca në Gjykatën Penale të Tiranës për caktimin e masës së sigurisë për infermieret Mira Bushi, Sheqerije Koçi, Sidorela Çela dhe sanitaren Rukija Hoxhaj. Tre infermieret dhe sanitarja akuzohen për “Mashtrim” dhe “Shpërdorim detyre”.
Infermierja Mira Bushi ka deklaruar se e njeh pacientet që ndërroi jetë nga COVID, ndërsa Sidorela Çela ka mohuar që t’i ketë shërbyer ajo.
Në dëshminë e thënë përpara gjyqtares, Çela është shprehur se nuk ka shërbyer në atë kat. Nga ana tjetër, sanitarja Rukije Hoxha tha se e dinin që ishte tezja e Tires.


