• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ITALIA RRËZON TAKSËN E SHESHTË/ Draghi kërkon vendosjen e taksës progresive: Na ndihmon të sulmojmë të keqen…
Home
Nderkombetare

ITALIA RRËZON TAKSËN E SHESHTË/ Draghi kërkon vendosjen e taksës progresive: Na ndihmon të sulmojmë të keqen…

10 February, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Mario Draghi, i ngarkuar nga presidenti italian, Mattarella për krijimin e qeverisë së re, ka shpalosur idenë e tij për reformën tatimore, ku kërkon vendosjen e taksës progresive.Kjo është një qasje plotësisht e kundërt me taksën e sheshtë, ëndrra e partisë ”Lega Nord” të Matteo Salvinit, i cili megjithatë konfirmon mbështetjen e tij për një ekzekutiv të udhëhequr nga ish-presidenti i BQE-së.

”Me taksën progresive ne do të jemi në gjendje të sulmojmë të keqen endemike të evazionit fiskal”, deklaroi Draghi. Vendimi për këtë taksë do të merret nesër dhe vetëm pas kësaj Draghi do të fillojë me ideimin e kabinetit. Aktualisht, gjithçka duket e përqendruar te partia e djathtë ”Lega Nord” e Matteo Salvinit pasi, të flasësh për taksën progresive në vend të taksës së sheshtë është njësoj sikur t’i kesh hequr kalin e betejës për marrjen e pushtetit kësaj partie.

”Draghi e ka përjashtuar taksën e sheshtë”, thotë presidentja e partisë ”Fratelli d’Italia”, Giorgia Meloni.Mbështetja e saj është e dukshme kur thotë se ”shpresojmë që askush të mos e kundërshtojë këtë”. Ndërkohë, për Partinë Demokrate, ideja e Draghit forcon programin e tij për të përballuar krizën ekonomike dhe sociale dhe kjo është arsyeja që pse PD është e bindur ta përkrahë Draghin.”Kemi të bëjmë me një reformë tatimore mbi të ardhurat personale që varet nga progresiviteti, që kërkon një diferencim të të ardhurave dhe nuk rrit presionin e taksave mbi familjet”, thotë lideri i PD-së, Nicola Zingaretti, i cili vlerëson lëvizjen e Draghit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPRESË PËR BOTËN/ Të dhënat nga Britania tregojnë se vaksinat po funksionojnë, ulet...
Previous article TRAFIK DROGE NË ITALI/ 52-vjeçari 'luftë' me policinë në Lezhë, i përplas me makinë...

s.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT