• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDIMI NË FAVOR TË VULIN/ Reagon Çitaku: Gjykatat në Serbi vulosën racizmin ndaj shqiptarëve
Home
Rajon

VENDIMI NË FAVOR TË VULIN/ Reagon Çitaku: Gjykatat në Serbi vulosën racizmin ndaj shqiptarëve

9 February, 2021 F.autor Rajon

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd, e cila ka refuzuar ta shpallë fajtor ministrin serb, Aleksandër Vulin për përdorimin e terminologjisë fyese dhe gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, vjen një reagim nga ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Çitaku ka thënë se Gjykatat në Serbi e kanë vulosur racizmin ndaj shqiptarëve.

Sipas saj, kjo çështje nuk duhet të mbetet vetëm betejë e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. “Gjykatat në Serbi vulosën racizmin ndaj shqiptarëve. E papranueshme, por jo befasuese. Kjo nuk është dhe nuk duhet të mbetet vetëm betejë e shqiptarëve të Luginës”, shkruan Çitaku. Ndërkohë, deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd, e cila ka refuzuar ta shpallë fajtor ministrin serb, Aleksandër Vulin për përdorimin e terminologjisë fyese dhe gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Kamberi ka njoftuar se kjo Gjykatë, e ka cilësuar si të pabazuar padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, që sipas deputetit shqiptar i ka dhënë fuqi juridike institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes, mosdurimit dhe ksenofobisë ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe atyre në Serbi në veçanti.

Kamberi ka mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe përballë deputetëve të tjerë të Kuvendit të Serbisë. Kamberi pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të kryeparlamentarit serb Ivica Daçiç, vazhdoi të ngrejë zërin shqip ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd që ka refuzuar ta shpallë fajtor ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ESKORTË...KAFSHË"/ Atdheu lë studion e Përputhen pas ofendimeve POR...
Previous article DEL EKSPERTIZA SHOKUESE/ Aksidenti i Kobe Bryant: Rrëzimi i helikopterit, faji i...

F.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT