• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI “PERIMETRI”/ Drogë dhe kalim emigrantësh të paligjshëm drejt BE-së, arrestohet 30-vjeçari në Pogradec
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACIONI “PERIMETRI”/ Drogë dhe kalim emigrantësh të paligjshëm drejt BE-së, arrestohet 30-vjeçari në Pogradec

9 February, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Korçës vijon operacionin “Perimetri”, duke çuar pas hekurave të tjerë persona, që akuzohen për dhënien ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, dhe prodhim e shitje narkotikësh.

Gjatë aksionit të fundit, policia ka arrestuar 30-vjeçarin Klitandri Lifo, i cili është kapur duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm dhe posedonte lëndë narkotike në banesë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë e Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. L., 30 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në afërsi të fshatit Guri i Kuq, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “BMW X5”, pesë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 500 euro në total, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve të kryera në lidhje me këtë rast, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit K. L., në lagjen nr. 9, Korçë, ku kanë gjetur një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAPËN 250 LLOGARI DENIGRUESE NDAJ 21-VJEÇARES Hakmarrja e dy motrave nga Mirdita për shoqen që ndanin qiranë (DETJAET)
Previous article KORONAVIRUSI/ Lushnja një nga qytetet më të prekur. Në Kolonjë 70% e banorëve të infektuar

Delo.autor

Postime të ngjashme

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë Aktualitet

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT