• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKELËN MASAT ANTI-COVID/ Gjobiten 2606 qytetarë pa maska në rrugë. U pezullohet aktiviteti 2 lokaleve për 6 muaj
Home
Breaking News

SHKELËN MASAT ANTI-COVID/ Gjobiten 2606 qytetarë pa maska në rrugë. U pezullohet aktiviteti 2 lokaleve për 6 muaj

9 February, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shkelën masat antiCOVID, gjobiten 2606 qytetarë pa maska në rrugë! U pezullohet aktiviteti 2 lokaleve për 6 muaj

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Tiranë janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit,  61 drejtues mjetesh, të cilët u konstatuan duke lëvizur me mjet pas orës 22:00.

Po në kuadër të monitorimit të zbatimit të masave anticovid, gjatë ditëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, për mosvendosjen e maskës, 2606 shtetas;

13 administratorë dhe pronarë lokalesh që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë janë ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë;

2 administratorë lokalesh me pezullim të aktivitetit për 6 muaj, pasi janë konstatuar në shkelje të përsëritur;

41 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit për tre vjet,

52 shtetas janë ndëshkuar me nga 10.000 lekë, pasi janë konstatuar duke lëvizur pas orës 22:00.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, pas apelit dhe thirrjes drejtuar qytetarëve për respektim me rigorozitet të masave kufizuese anticovid, ka dalë sërish në terren për të monitoruar nga afër zbatimin e këtyre masave.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid, pronarët dhe administratorët e lokaleve të zbatojnë protokollet e sigurisë, ndërsa drejtuesit e automjeteve të respektojnë orën policore, pasi kontrollet do intensifikohen akoma më tej, në bashkëpunim edhe me Task Forcën, për të bërë të mundur ndërprerjen e zinxhirit të infektimit të qytetarëve me COVID-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMI I STRASBURGUT/ Ambasadorja Yuri Kim: Procedurat e Vettingut për shkarkimin e Xhoxhajt ishin të drejta
Previous article VENDIMI I STRASBURGUT PËR XHOXHAJN/ Ministrja Gjonaj: Të vendosur për të mbështetur zbatimin e Reformës në Drejtësi

Delo.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT