• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ A është kurimi nga Covid-19 më i keq se sëmundja?
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ A është kurimi nga Covid-19 më i keq se sëmundja?

9 February, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Nga Casey B. Mulligan, The Hill

Përhapja e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara ka nxitur ndërmarrjen e hapave të  jashtëzakonshëm, edhe pse shpesh të paprovuar, nga individë dhe institucione për të kufizuar infeksionet. Disa janë të  shqetësuar se “shërimi është më i keq se sëmundja”.

Ekonomistët Anne Case dhe Angus Deaton  nuk janë dakord për karantinimin. Ata arritën në përfundimin se në verën e vitit 2020 do të ketë një sërë viktimash për shkak të depresionit të shtuar nga kohëzgjatja e pandemisë duke i shtuar sigurisht edhe shkaqet themelore të abuzimit të ilaçeve.

Por ndryshe nga recesionet e mëparshme, shumë gjëra ndryshuan në një periudhë të shkurtër kohe pranverën e kaluar. Të ardhurat personale u rritën në shifra rekord ndërsa shumica e të papunëve morën më shumë të ardhura sesa kishin fituar gjatë kohës që kishin punuar.

Në të njëjtën kohë, shumë nga mënyrat e zakonshme për të shpenzuar para, veçanërisht në aktivitete që  lidhen me argëtimin u mbyllën, duke shtuar edhe pezullimin  e udhëtimeve. Për shumë njerëz,  televizioni, ushtrimet, gatimet dhe aktivitete të tjera  kanë mbushur ditët e tyre gjatë pandemisë.

Por disa abuzuan gjithashtu me alkoolin dhe ilaçet.

Në terma ekonomikë, pavarësisht se çfarë ka ndodhur me çmimin në rrugë të ilaçeve ilegale, ato ilaçe ishin më të lira në krahasim me periudhën para pandemisë. Në bazë të disa të dhënave rreth shkaqeve të vdekjes gjatë tre tremujorit të parë të vitit 2020, duke përfshirë të dhëna nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe nga dy ekzaminues mjekësorë nga qarqe të mëdha,  vdekshmëria në vitin 2020 tejkalon ndjeshëm atë që do të kishte ndodhur nëse vdekjet zyrtare të COVID-19 do të kombinoheshin me një numër normal të viktimave nga shkaqe të tjera.

Sipas të dhënave, të personave që kanë humbur jetën nga sëmundje të tjera dhe jo nga -COVID-19 një ndër shkaqet kryesore është mbidoza e ilaçeve. Niveli i vdekshmërisë ishte nën normalen para Marsit 2020, kryesisht për të moshuarit për shkak të një sezoni të gripit të lehtë dimrin e kaluar.

Trendi i vdekshmërisë për shkak të mbidozës  të ilaçeve ka qenë në rritje edhe para pandemisë.

Me sa duket, izolimi  është pjesë e mekanizmit që transformon  një pandemi në një valë vdekjesh nga depresioni. Por rezultatet e deritanishme nuk tregojnë nëse kjo ndodh për shkak të urdhrave nga qeveria për të qëndruar në shtëpi, apo dhe prej faktit që shumë prej bizneseve kanë marrë masa për të praktikuar distancën sociale.

Me “kurën” që ka vendosur të përdorë qeveria ende nuk është e qartë se cila prej tyre është fatale për njerëzit.(abcnews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AUTONOMIA E SPITALEVE/ Rama shpjegon pse nuk është vënë më herët në zbatim ky plan
Previous article COVID-19/ Rama: 80 mijë teste të shpejta, kemi 10-fishuar numrin e tamponëve. Mbi 4 mijë mjekë e infermierë vijojnë të marrin bonusin

Delo.autor

Postime të ngjashme

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT