• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA NË SHTËPINË E RINDËRTUAR NGA TËRMETI NË NDROQ/ Gjyshja e përlotur: Më përpara flinim përjashta (VIDEO)
Home
Politikë

RAMA NË SHTËPINË E RINDËRTUAR NGA TËRMETI NË NDROQ/ Gjyshja e përlotur: Më përpara flinim përjashta (VIDEO)

9 February, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ministrin e rindërtimit Arben Ahmetaj mëngjesin e sotëm kanë vizituar një prej familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar në Ndroq, ku tashmë kanë një shtëpi të re.

Familja e përbërë nga 5 anëtarë mes lotëve kanë pritur kryeministrin dhe kryetarin e Bashkisë për të parë shtëpinë e rikonstruktuar.

Kryeministri i vendin ka pyetur gjyshen e shtëpisë “Në rregull shtëpia?”

Gjyshja: Shumë në rregull, shumë faleminderit.

Rama: Më mirë se ajo që ishte?

Gjyshja: Ajo ishte shembur, ne flinim përjashta.

Pasi u ulën rreth një tryeze dhe e bënë “gëzuar”, Veliaj i dha nga një dhuratë simbolike 2 fëmijëve të shtëpisë.

Kryeministri Edi Rama ndihmoi vajzën e vogël të hapte dhuratën e saj ku në brendësi kishte një libër “ Të fshehtat e anijes fluturuese”, lexoi ai me zë titullin e librin.

E më pas ai shtoi “Të fshehtat e Bashkisë së Tiranës domethënë”, dhe kjo shkaktoi të qeshura në tavolinë.

Kryeministri i dha edhe një mesazh djalit të vogël të familjes “Mëso, bëhu me 10 si motra jote merr shembull nga kjo kingja. Atë dhomën që e ke tani më vete do ta paguash tullë më tullë me 10”.

Në fund ata bënë një foto të gjithë së bashku në derën e shtëpisë së re me një buzëqeshje të vizatuar në fytyrat e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U GJET I PAJETË DJE NË BREGDET NË VLORË/ I riu ende i paidentifikuar. Me shenja dhune në kokë, tatuazhet që mund ta identifikojnë
Previous article PROPOZIMI NË GREQI/ Ministri i Shëndetësisë: Athina të futet në "Lock-Down" universal

Delo.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT