Kryeministri Edi Rama foli edhe për skenarin e mbylljes së bareve dhe restoranteve. Ai u bëri thirrje bizneseve që të ndryshojnë qasjen, pasi nëse nuk do ketë reagim, “do përgatitemi për zbatimin rigoroz të masave dhe kufizimeve të tjera, pa dashur të kthehemi të kufizimet e forta”.
“Po shohim që njerëzit nuk janë siç ishin para disa javësh. Që nga Viti i Ri ka filluar një lëshim i vetes në tërësi dhe ka shumë abuzim. Që nga njerëzit që nuk mbajnë maskat në fytyrë, që nga bashkëfshatarët e mi në Surrel.
Nuk ka asnjë lloj sensi të përgjegjësisë në njësitë tregtare. Këtu ka një lëshim të vetes, një lloj lehtësie të madhe me të cilën po merret kjo punë. Në çdo cm që ne lëshojmë virusi përparon.
Është një opsion patjetër, presim nga Komiteti i ekspertëve. Patjetër që e para është të zbatojmë mirë këtë që kemi. Polica të ndryshoj qasjen, inspektoriatet të ndryshojnë qasjen. Njësitë tregtare duhet të ndryshojnë qasjen. Po shohim mundësinë e kufizimeve”, apeloi kryeministri.


