Gjatë tre javëve të para të 2021, laboratorët klinikë në SHBA kryen 23,549 teste për influenza, virusin e gripit.
E nga këto teste, vetëm 0.3 për qind kanë rezultuar pozitivë. E thënë ndryshe në tre javët e para të 2021 në SHBA janë regjistruar vetë, 65 raste me grip.
Ky numër, jo vetëm që i ka lënë të habitur shkencëtarët, por ata ende po mundohen të kuptojnë se si ka arritur koronavirusi ta zhdukë thuajse plotësisht gripin. Por ky fenomen nuk është ndryshe dhe në pjesët e tjera të botës.
Të dhënat janë të habitshme, ndonëse shumë ekspertë mendonin se dimri do të sillte shtimin e rasteve me grip, çka mund të ngatërrohej për koronavirus dhe mund të shkaktonte kolapsin e sistemit shëndetësor shumë vende të botës.
Përgjigja se përse diçka e tillë po ndodh, është komplekse. Mund të jetë për shkak të masave që njerëzit kanë marrë për Covid-19, nga maska te distanca por edhe shtimi i përdorimit të vitaminave dhe barnave të tjera.
Një arsye tjetër mund të jetë për shkak se vëmendja, gjurmimi dhe identifikimi në testet që kryhen në laboratorët në mbarë botën, është zhvendosur te koronavirusi.
Por shkencëtarët e kanë ende të paqartë, për shkak të të dhënave të pakta. Përshembull, ata nuk e dinë se çfarë ndodh kur një pacient ka edhe Covid-19, edhe grip.


