Italia ka shënuar një ulje të numrit të personave të infektuar me koronavirus.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 11.641 raste të reja, nga 13.442 që ishin ditën e djeshme.
Po ashtu është ulur edhe numri i viktimave. Në 24 orët e fundit janë shënuar 270 persona që kanë humbur betejën me Covid-19, nga 385 që ishin ditën e djeshme.


