Mediat greke bëjnë të ditur se janë arrestuar 2 shqiptar, me akuzën e trafikut dhe shitjes së drogës. Policia ndërhyri në momentin që droga do të futej në një taksi në Athinë. Operacioni u zhvillua njëkohësisht ne Kretë e Athinë ku u arrestuan dy shqiptarët 42 dhe 44 vjeç dhe 5 grekë mes të cilëve një femër, të gjithë të moshës nga 46-71 vjeç.
Kreu i bandës mendohet se është 71-vjeçar grek dhe mendohet se biznesmeni kohët e fundit kishte përfshirë në biznesin e tij edhe të birin 50 vjeçar.
Oficerët e policisë të prokurorisë së drogës kishin informacione se “truri” 51-vjeçar dhe 71-vjeçari trafikonin sasi të mëdha droge në Heraklion. 51-vjeçari dyshohet se njihte trafikantë droge jashtë vendit dhe rregullonte shitjet në të ardhmen duke biseduar me ta në internet.
71-vjeçarit, iu gjetën 7,000 euro që shqiptari i kishte dhënë më parë. Lidhur me 51-vjeçarin, i cili ishte në Kretë, ai u gjet dhe u arrestua në një plazh të shkretë.


