• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOMAN/ Balluku: Mirëmënaxhuam kaskadën e Drinit për të mos krijuar përmbytje, së shpejti nisim punën për Skavicën
Home
Politikë

KOMAN/ Balluku: Mirëmënaxhuam kaskadën e Drinit për të mos krijuar përmbytje, së shpejti nisim punën për Skavicën

5 February, 2021 F.autor Politikë

Hidrocentrali i Komanit, i pozicionuar mes Vaut të Dejës dhe Fierzës, luan një rol kyç, duke shërbyer si rregullator i kaskadës së lumit Drin, veçanërisht në periudha ku intensiteti i reshjeve është i lartë. Menaxhimi i mirë i këtij HEC-i, ashtu si i gjithë zinxhirit të veprave hidroenergjitike në kaskadën e Drinit, gjatë muajit janar ka ndikuar pozitivisht në mbrojtjen e zonës së nënshkodrës nga përmbytjet. Pavarësisht përmirësimit të motit, në këtë hidrocentral të gjitha kapacitetet vijojnë të jenë në gatishmëri për çdo situatë që mund të paraqitet.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në hidrocentralin e Komanit ku pa nga afër punën që po bëhet dhe masat e marra për të menaxhuar situatën e krijuar nga niveli i lartë i reshjeve, që u regjistruan gjatë muajit janar. Ministrja u njoh nga Drejtori i Njësisë së Prodhimit në këtë hidrocentral, Kujtim Prroni, edhe me investimet që janë realizuar në këtë vepër dhe që kanë ndikuar në rritjen e gatishmërisë në këtë HEC. Menaxhimi i situatës, në koordinim të plotë mes të gjitha strukturave, dhe masat e marra në kohën e duhur, sollën një minimizim të dëmeve si pasojë e reshjeve intensive të shiut.

“Kaskada është menaxhuar në mënyrën më të mirë. Kemi prodhuar ndjeshëm dhe i kemi mbajtur nën kontroll prurjet, duke mos krijuar kështu përmbytje në zonën e Nënshkodrës, siç zakonisht është bërë. Kjo vjen edhe për shkak të punës së mirë që është bërë nga të gjithë së bashku, organizimi dhe në koordinim të plotë me Komitetin e Plotave, i cili ka qenë gjatë gjithë kohës në koordinim me të gjitha hidrocentralet e tjera, qoftë atë të Fierzës, qoftë Vaun e Dejës”, u shpreh Balluku. Në këtë hidrocentral nuk kanë munguar as investimet, ku është ndërhyrë për mirëmbajtjen dhe portat e shkarkimit. Ministrja Balluku theksoi se këto investime janë garantuar përmes Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian. Por, investimi më i rëndësishëm që pritet në nisë në sektorin hidro-energjetik të vendit është ai për ndërtimit e hidrocentralit të Skavicës.

“Jemi në kaskadën e Drinit, kaskada më e rëndësishme që ne kemi, aty ku janë të alokuar të gjithë hidrocentralet, mbi 90% apo edhe më shumë, të energjisë së prodhuar në vend, por që së shpejti, sipas të gjitha projekteve dhe planeve të qeverisë ne këtu do nisim dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, pas një marrëveshje që kemi bërë me shtetin amerikan, dhe puna ka nisur për gjetjen e fondeve dhe për dizenjimin e atij projekti kaq ambicioz”, nënvizoi Balluku. Sa i takon investimeve në HEC Koman, drejtori Prroni bëri të ditur se janë rehabilituar porta e mirëmbajtjes numër 3, porta e mirëmbajtjes numër 4 dhe porta e shkarkimit numër 4, ndërsa në muajin maj të këtij viti pritet të nisë rehabilitim i portës së shkarkimit numër 3.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITORE E MERITUAR/ Laçi mposht me 10 lojtarë Vllazninë në "Loro Boriçi" dhe rihap kampionatin
Previous article STUDIMI/ A munden lehtësuesit e dhimbjeve të ulin efektivitetin e vaksinës?

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT