• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THIRRJE BE DHE KOMPANIVE FARMACEUTIKE/ OBSH: Bashkëpunoni për vaksinat anti-Covid
Home
Nderkombetare

THIRRJE BE DHE KOMPANIVE FARMACEUTIKE/ OBSH: Bashkëpunoni për vaksinat anti-Covid

5 February, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Evropa dhe grupet e farmacive duhet të punojnë së bashku për të përshpejtuar vaksinimet kundër Covid-19 dhe për të ndarë doza me vendet më të varfra, tha të premten kreu i degës evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke shprehur shqetësim në lidhje me përhapjen e varianteve të virusit.

“Ne duhet të bashkohemi për të shpejtuar vaksinimet”, ka thënë drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, për AFP në një intervistë, ndërsa Evropa bën përpjekje për të kapërcyer një fillim të ngadaltë të fushatës së saj të vaksinimit mes tensioneve midis Brukselit dhe prodhuesve të vaksinave, përcjell Telegrafi.

Kluge tha se kompanitë farmaceutike konkurruese duhet të bashkojnë përpjekjet për “rritjen drastike të kapacitetit të prodhimit”.

Sipas France24, përcjell Telegrafi, në Bashkimin Evropian, vetëm 2.5% e popullsisë ka marrë dozën e parë të vaksinës, megjithëse njoftimet nga disa laboratorë për rritjen e dërgesave të vaksinave kanë rritur shpresat për një përshpejtim të procesit.

I pyetur nëse vaksinat e disponueshme që nga dhjetori do të ishin efektive kundër varianteve të reja të virusit, Kluge u përgjigj: “Kjo është pyetja e vështirë. Jam i shqetësuar për këtë”.

“Ne duhet të jemi të përgatitur” për mutacione të reja problematike të virusit, paralajmëroi ai, duke u bërë thirrje vendeve të zgjerojnë kapacitetin e tyre të sekuencave gjenomike.

Ai gjithashtu ka përsëritur thirrjen e OBSH-së për vendet e pasura për të treguar solidaritet ndaj kombeve të varfra të paaftë për të blerë vaksina, duke i nxitur të pasurit të ndajnë dozat e tyre pasi të kishin inokuluar një pjesë të popullsisë së tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "S'JE PËR KËTU, SHKO NË SHTËPI BËJ FËMIJË"/ Albi Nako tregon çfarë po i ndodh pas kësaj deklarate
Previous article IU BASHKUA PARTIZANIT NË FUND TË MERKATOS/ Ja pse debutimi i Dominguezit me “demat” do të jetë historik

s.autor

Postime të ngjashme

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

PLANI SEKRET AMERIKAN/ Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme Botë

PLANI SEKRET AMERIKAN/ Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

BE, BASHKË PËRBALLË RUSISË/ Kallas: Moska nuk do arrijë ta frikësojë Europën Botë

BE, BASHKË PËRBALLË RUSISË/ Kallas: Moska nuk do arrijë ta frikësojë Europën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT