• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“HOQËN TË MBATHURAT…”/ Fatos Nano tregon historinë kur e përjashtuan nga shkolla: Të tjerët u kapën duke përgjuar…
Home
Politikë

“HOQËN TË MBATHURAT…”/ Fatos Nano tregon historinë kur e përjashtuan nga shkolla: Të tjerët u kapën duke përgjuar…

4 February, 2021 F.autor Politikë

Ish-kryeministri Fatos Nano ka treguar historinë kur e kanë përjashtruar nga shkolla për shkak të mësuesit të fiskulturës.

Ai tha se në një moment gjatë orës së fiskulturës, ai dhe shoku i tij shkuan pranë një muri për nevojat personael, por i kapi mësuesi dhe i çoi te nëndrejtoresha, të cilës i tha se të dy nxënësit hoqën të mbathurat dhe e tundën para vajzave.

Nano tregon se e çuan të punojë në uzinën”Partizani”, por megjithatë në provime ai i mori të gjitha 10-a.

“Po bënim orën e fiskulturës dhe mbrapa “Sami Frashërit” ishte gropa e rërës, e kërcimit së gjati dhe po kërcenin vetëm djemtë. Merrnim vrull në cep të murit, kërcenim në gropë dhe bënim xhiron mbrapsht.

Në një nga xhirot, në cepin e murit, unë dhe një shoku im vemi të bëjmë “ujët”.

Profesori pezullon orën e mësimit, na merr siç ishim me veshje sportive dhe na çon në zyrën e nëndrejtoreshës dhe i thotë “këta hoqën të mbathurat, nxorën ato që s’duheshin nxjerrë dhe e tundën para gocave të klasës”.

Ndërkohë në atë periudhë ishim kapur duke përgjuar banjat e vajzave 4 çunat e tjerë nga klasat e tjera, kishin bërë vrima në mur. I bashkuan të 2 grupet dhe na çojnë deri në fund të vitit në uzinën “Partizani”.

Mua më futën në reaprtin mekanik, kujdestar ishte një Sul dhe fillova të mësoja dhe punoja 8 orë në ditë.

Ky shoku im kishte një dajë dhe bëmë mësime jashtë klase me të dhe unë i mora të gjitha provimet 10.

Në qershor kur u ktheva, mësueset i thoshin të tjerëve “ja këta që punojnë dhe mësojnë”, tregoi Nano në Opinion.

Nano: Mua ma kanë përjashtuar nga gjimnazi në vitin e dytë.

Gazetari: Çfarë bëre?

Nano: Po bënim orën e fizkulturës. Profesor ka qenë kampioni i atletikës Besim Qyqe. Dhe mbrapa gjimnazit “Sami Frashëri”, nuk di nëse ekziston akoma ajo copë oborr aty, ishte gropa e rërës dhe po kërcenin vetëm djemtë, vajzat ishin në palestër. Ne merrnim vrull në cep të murit, kërcenim në gropë dhe bënim xhiron mbrapsh. Në një nga këto xhiro, në cepin e murit, unë dhe shoku im që ishte familje e persekutuar, daja e tij ishte një nga eksponentët e një nga firmat më të mëdha farmaceutike të kohës. 

Vemi bëjmë ujët, siç bënin djemtë. Profesori pezullon orën, na merr siç ishim me veshje sportive dhe na çon direkt në zyrën e nëndrejtoreshës. Dhe i thotë: Këta, hoqën të mbathurat, nxorën ato që s’duhen nxjerrë dhe filluan ta tundin para gocave të shkollës. Gjë që nuk ishte e vërtetë. Njeriu atë gjë e bën fshehurazi. Unë kam pasur një lloj dinjiteti edhe në gjimnaz. Nuk i nënshtrohesha urdhrave pa kuptim, mund të ketë qenë me këtë idenë: t’ia ulim kokën tij.

Ndërkohë në atë periudhë ishin kapur duke përgjuar banjat e vajzave katër çuna të tjerë nga klasa të tjera. Kishin shpuar brima në tavan dhe u kapën, u përjashtuan. U bashkuan të dy grupet dhe ne u shitëm në opinion sikur kishim bërë këtë gjë të pamoralshme. Dhe na çojnë nga shkurti deri në qershor në uzinën “Partizani”. Mua më futën në repartin mekanik, ku kujdestar ishte sekretari i partisë së reaprtit, i cili më priti me këmbët e para , dhe fillova të mësoj rondelet…

Gazetari: Punoje realisht, 8 orë në ditë?

Nano: Po po, dhe na dhanë të drejtën të jepnim provimet për gjithë semestrin e dytë. Kishte një dajë ky shoku im, që ishte mësues matematike dhe fizike. Bëmë disa mësime më të dhe unë i mora të gjitha provimet 10. Kur u ktheva, mësueset u thonin të tjerëve: Ja duhet të shkoni të gjithë atje, shiko si kanë ardhur këta? Kjo e gjitha krijonte pakënaqësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “E PERSEKUTUAN...”/ Fatos Nano rrëfen historinë e motrës së madhe: E morën në qafë! U dashurua me një djalë nga një familje e...
Previous article E PRANON/ Kryemadhi: Do dalim me listë të NDARË nga PD. Ne jemi parti e majtë

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT