• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DITA BOTËRORE/ COVID-19 rriti numrin e viktimave me kancer në 2020-n, pacientët prej frikës nuk shkonin në spital. Janë ulur rastet tek të rinjtë
Home
Sociale

DITA BOTËRORE/ COVID-19 rriti numrin e viktimave me kancer në 2020-n, pacientët prej frikës nuk shkonin në spital. Janë ulur rastet tek të rinjtë

4 February, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Gjatë vitit 2020 ka pasur një numër më të lartë vdekjesh nga kanceri në vendin tonë. Specialisti pranë ISHP, Alban Ylli tregon se kjo rritje lidhet me ndikimin e COVID-19.

“Lidhur me vdekjet ne kemi të dhëna të pjesshme që tregojnë se për vitin 2020 kemi pak më shumë vdekje nga kanceri se sa prisnim dhe me shumë gjasë duhet të jetë efekt i COVID. Tek persona të moshuar të cilët mund të kenë qenë të diagnostikuar ndërkohë me kancer, COVID mund të ketë përshpejtuar procesin dhe mund të ketë shkaktuar vdekje të parakohshme. Deri në shtator janë rreth 3000 vdekje nga kanceri vitin e kaluar, ne presim çdo vit rreth 3600 vdekje nga kanceri në vit. Ne kalkulojmë që ky vit duhet të ketë rreth 3800-3900 vdekje nga kanceri”-u shpreh specialisti i ISHP, Alban Ylli.

Edhe moshat e reja po preken nga kanceri, por në vitet e fundit në Shqipëri ka pasur prirje për tu pakësuar vdekjet nën 50 vjeç.

“Shumica dërrmuese e kancerave i shkaktojnë vdekjet tek të moshuarit. Në 10 vitet e fundit ka një prirje për tu pakësuar vdekjet tek moshat nën 50 vjeç në Shqipëri”- tha Alban Ylli.

Drejtori mjekësor i spitalit onkologjik në QSUT, Profesor Helidon Nina tregon se gjatë viti që lamë pas, pacientët për shkak të frikës së COVID janë paraqitur më me vonesë tek mjeku.

“Ne kemi parë që pacientët mund të jenë paraqitur pak me vonesë për kuadrin e një frike të përgjithshme në ditët ku ne po jetojmë sot, efekti i pandemisë dhe kjo i ka frikësuar ndonjë cik pacientët për tu paraqitur më herët. Pra mund të kemi parë raste pak më të agravuara”- tregoi Profesor Helidon Nina.

Kanceri i mushkërive vijon të jetë ndër më të shpeshtët.

“Kancerët më të shpeshtë kuptohet që është kanceri i mushkërisë, kanceri i stomakut,  kanceri i gjiriti, kancer të sistemit nervor, kanceri gjinekologjik aty aty”-tha Nina.

Sipas të dhënave të ISHP në Shqipëri më të prekur nga kanceri janë femrat, por janë meshkujt ata që vdesin më shumë nga kjo lloj sëmundje. Këshillat e mjekëve janë që për çdo person që ka një historik të mëparshëm të familjarëve me këtë patologji, të nisin më herët ekzaminimet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Lamtumira e fundit nëpërmjet "Zoom"... të përcjellësh të dashurit online në kohë pandemie
Previous article COVID-19/ Varianti britanik i koronavirusit, 70% më i transmetueshëm

Delo.autor

Postime të ngjashme

PËRLEDHJE ME THIKA NË ATHINË/ Plagoset rëndë 40-vjeçari indian, mes të arrestuarve edhe një shqiptar Aktualitet

PËRLEDHJE ME THIKA NË ATHINË/ Plagoset rëndë 40-vjeçari indian, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes… Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes…

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËT/ Detajet: Autori i maskuar si shpërndarës picash Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËT/ Detajet: Autori i maskuar si shpërndarës picash

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT