• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DITA BOTËRORE KUNDËR KANCERIT/ Manastirliu në spitalin Onkologjik: Do të zgjerojmë llojshmërinë e barnave tumorale falas
Home
Sociale

DITA BOTËRORE KUNDËR KANCERIT/ Manastirliu në spitalin Onkologjik: Do të zgjerojmë llojshmërinë e barnave tumorale falas

4 February, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Qeveria shqiptare ka prioritet të zgjerojë llojshmërinë e barnave tumorale falas, ndërkohë që është dyfishuar numri i grave që u trajtuan falas me herceptinë.

Kështu bëri me dije, sot në ditën Botërore të Kancerit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila ishte në spitalin Onkologjik në Tiranë, ku vlerësoi punën e mjekëve dhe infermierëve për trajtimin pacientëve gjatë vitit të pandemisë.

Manastirliu deklaroi se është 3-fishuar financimi për shërbimin onkologjik, duke shtuar se janë hapur për herë të parë qendra të trajtimit me kemioterapi në spitalet rajonale.

“Kemi 3-fishuar financimin për shërbimin onkologjik, duke përmirësuar trajtimin me medikamente, aparaturat mjekësore dhe hapëm për herë të parë 7 qendra të trajtimit me kemioterapi në spitalet rajonale.

Nuk ka qenë një vit i lehtë, por këtu puna nuk është ndalur për asnjë moment dhe janë më shumë se 15 mijë pacientë që kanë marrë shërbime në kohë dhe me cilësi në spitalin onkologjik”, tha Manastirliu.

Duke folur për terapitë e mjekimit për sëmundjet tumorale, Ministrja e Shëndetësisë tha se vetëm për terapitë e mjekimit për të sëmurët me kancer, financohen 25 milion euro/vit.

“Ia kemi dalë që të dyfishojmë numrin e grave të cilat tashmë prej vitit 2018 marrin trajtimin nëpërmjet skemës së rimbursimit, por edhe nëpërmjet terapive në spital 100% të trajtimit me herceptinë falas. Janë rreth 25 milion euro që financojmë/vit për trajtimin e pacientëve me kemiopreparate në spitale dhe nga paketa e barnave të rimbursueshme”, tha Manastirliu.

Teksa vlerësoi punën e shërbimit të radioterapisë ku vetëm gjatë 2020 janë kryer 20 mijë seanca radioterapie falas, me aparatura të teknologjisë së lartë, Manastirliu u shpreh:

“Shërbimi i radioterapisë është tashmë një shërbim i cili nëpërmjet dy aparaturave të teknologjisë së lartë të aksleleratorëve linearë ofron një shërbim shumë të specializuar dhe unë jam e kënaqur që teknika të reja po kryhen shihen herë pas here dhe jo vetëm për të rriturit por gjithashtu edhe për fëmijët”.

Duke folur për programet e parandalimit, Ministrja e Shëndetësisë apeloi qytetarët për t’ju drejtuar mjekut të familjes.

“Programi Kombëtar i Depistimi të kancerit të qafës së mitrës është një program i cili ka filluar prej vitit 2019 dhe që ka dhënë rezultatet e veta, pasi më shumë se 30 mijë gra janë depistuar nëpërmjet testit HPV në qendrat shëndetësore”, tha Manastirliu.

Gjatë vizitës në spitalin onkologjik në QSUT, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se është garantuar shërbimi afër vendbanimit për diagnostikimin në kohë dhe trajtimin e grave me kancer gjiri si dhe është garantuar mbulimi 100% falas i trajtimit në banesë për të sëmurët që kërkojnë kujdes paliativ.

Në Ditën Botërore të Kancerit, Ministrja Manastirliu bëri apel për të shfrytëzuar më shumë kontaktin me mjekun e familjes për të parandaluar dhe identifikuar në kohë sëmundjet tumorale. Rreth 6 mijë raste të reja të tumoreve në vit identifikohen në vendin tonë, 90% e të cilave menaxhohen dhe trajtohen nga sistemi shëndetësor public.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MARCA" ZBULON PRAPASKENËN/ Gareth Bale i bëhet “ferr” Real Madrid. Tottenham e kthen mbrapsht, por...
Previous article COVID-19 NË AUSTRALI/ Mungesat në furnizim shkak që vendi nuk ka filluar ende vaksinimin

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENTI TRAGJIK NË SHKODËR/ Kush është 16-vjeçari që humbi jetën (FOTO) Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK NË SHKODËR/ Kush është 16-vjeçari që humbi jetën (FOTO)

"JO, JO XHAXHI POLICI"/ Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë, u konfliktua me të vëllain për tokën! Fëmijët traumatizohen nga situata Aktualitet

"JO, JO XHAXHI POLICI"/ Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë, u konfliktua me të vëllain për tokën! Fëmijët traumatizohen nga situata

SAGA E PËRGJAKSHME NË MIRËDITË/ 9 vite përplasje dhe viktima: nga Saimir Jaku te ekzekutimi i sotëm i Viktor Bardhit Aktualitet

SAGA E PËRGJAKSHME NË MIRËDITË/ 9 vite përplasje dhe viktima: nga Saimir Jaku te ekzekutimi i sotëm i Viktor Bardhit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT