• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK LEJOHEJ PESHKIMI NË POGRADEC/ Arestohen 3 zyrtarë, detyronin peshkatarët të kapnin koran dhe t’ua shisnin…
Home
Aktualitet
Kronikë

NUK LEJOHEJ PESHKIMI NË POGRADEC/ Arestohen 3 zyrtarë, detyronin peshkatarët të kapnin koran dhe t’ua shisnin…

4 February, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kryetari dhe dy punonjës të Shoqatës së Peshkimit në Pogradec janë arrestuar pasi kanë detyruar peshkatarët të kryenin peshkim të paligjshëm të peshkut koran për përfitime personale.

Pas marrjes së informacioneve, policia arrestoi kryetarin e Shoqatës së Peshkimit Pogradec, Adriatik Dokollari, 49 vjeç, banues në Hudënisht, dhe dy punonjësit në këtë shoqatë, Mariel Durollari, 47 vjeç, banues në Hudënisht dhe Endri Pera, 43 vjeç, banues në Memëlisht.

Pas finalizimit të operacionit të koduar “Korani”, 3 zyrtarët e shoqatës së Peshkimit Pogradec akuzohen se shpërdoruan detyrën me qëllim përfitimin personal, duke detyruar peshkatarët të kryenin peshkim të paligjshëm të peshkut koran dhe më pas këtë sasi e tregtonin në lokalet e qytetit të Pogradecit, për të siguruar përfitime personale.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre u gjetën një sasi peshku e llojit koran dhe një sasi lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Tregtimi i specieve të mbrojtura të faunës dhe florës së egër” kryer në bashkëpunim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E SHKËLZEN KASTRATIT NË FIER/ Policia operacion gjatë natës në kryeqytet, shoqërohen disa të dyshuar
Previous article JURISTIT TË KADASTRËS SË VLORËS JU DOGJ MAKINA/ Flet motra: Dyshojmë se…

s.autor

Postime të ngjashme

FATMIR MEDIU PARAQITET NË GJKKO/ Mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit Aktualitet

FATMIR MEDIU PARAQITET NË GJKKO/ Mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi Aktualitet

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT