• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HABIT Kryemadhi: LSI është parti e domosdoshme për politikën dhe shqiptarët
Home
Politikë

HABIT Kryemadhi: LSI është parti e domosdoshme për politikën dhe shqiptarët

3 February, 2021 F.autor Politikë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një intervistë për T7 e Kosovës, tha se partia e saj ka qenë gjithmonë dhe do të jetë një parti e domosdoshme për politikën tonë, pasi ka rolin e një peshoreje.

Kryemadhi tha se nuk ka qëllim të jetë një ‘king-maker’, por të krijojë hapësira më shumë për të rinjtë dhe familjet shqiptare.

Pyetje: Ju drejtoni një parti që në të shkuarën ka vendosur nëse do të qeverisë PS apo PD. Mendoni se edhe pas zgjedhjeve të ardhshme do të jeni një parti pa të cilën nuk do të ketë qeveri?

Kryemadhi: Unë nuk mendoj se qëllimi i LSI të jetë një ‘king-maker’. Qëllimi i LSI është të krijojë hapësira më shumë për të rinjtë dhe familjet shqiptare sepse sot situata ekonomike ka një problem shumë të madh me varfërinë, me ekonominë, e cila duke qenë ngurtësuar. Ne kemi nevojë për një çlirim të ekonomisë, klimë besimi mes biznesit-shtetit, formalizimit të ekonomisë. Të gjitha këto do të sjellin që s’ka nevojë të kemi 2-3-4 parti politike, por mund të kemi pafund parti politike, individë të pavarur, të cilët janë në shërbim të qytetarëve. Unë mendoj se vërtetë LSI ka qenë një parti e domosdoshme përsa i përket, në momentin që e prishi terezinë, komoditetin e dy forcave të mëdha, që hyri në mes dhe krijoji një lloj peshoreje. Në fakt LSI ka qenë e domosdoshme për jetën politike shqiptare. Mendoj se një nga pikat e forta të LSI është krijimi i hapësirave për të krijuar një klasë të re politike, për të rritur më shumë të rinjtë dhe për të sjellë edhe një vizion të ri, avangardë për të bërë politika ndryshe nga ç ‘janë bërë deri më tani.

Ndërkohë lidhur me zgjedhjet e ardhshme në 25 prillit dhe rolin që m,und të ketë pushteti i maxhorancës në këto zgjedhje, Kryemadhi tha se për sa kohë Rama qendron në krye të procesit të zgjedhjeve, do të ketë tentativa pë manipulim, për u shpreh e bindur se opozita do të triumfojë.

Pyetje: Ju e dini që keni përballë një PS që prej 8 vitesh është në pushtet, a besoni se këto zgjedhje do të jenë të ndershme?

Kryemadhi: Derisa të jetë Edi Rama në krye të këtij procesi, normal që tentativat për çedim gjatë rrugës do të jenë të pashmangshme, por normalisht që struktura e opozitës së bashkuar, fronti opozitar e krijon klimën dhe frymën që ai ta ketë të pamundur. Deri diku do tentojë duke përdorur institucionet e drejtësisë, siç po përdor faktikisht Prokurorinë, policinë, apo administratën publike, për të kërcënuar njerëzit. Aty ku njerëzit nuk pyesin më për kërcënime, tenton që t’i blejë. Edhe kur nuk i blen pastaj tenton të fusë bandat e të tjera me radhë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEFASON SHAKIRA/ Zbulon arsyen e çuditshme përse nuk dëshiron të martohet me Gerard Pique
Previous article NDAHEN STEMAT E FIFA-S PËR VITIN 2021/ 3 gjyqtare shqiptare femra dhe një risi, ja lista e plotë...

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT