• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NISIM PUNËN PËR…”/ Balluku inspekton mirëmbajtjen në segmentin Lezhë-Shëngjin
Home
Sociale

“NISIM PUNËN PËR…”/ Balluku inspekton mirëmbajtjen në segmentin Lezhë-Shëngjin

2 February, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Segmenti rrugor Lezhë-Shëngjin është një ndër segmentet i cili ka qenë në fokus të kompanisë kontraktore të mirëmbajtjes gjatë gjithë këtyre ditëve me reshje intensive shiu, për shkak të problematikës së njohur të rrëshqitjeve të gurëve dhe dherave.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho, dhe kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ndoqën nga afër masat e marra për të garantuar lëvizshmërinë në këtë segment, teksa njoftuan edhe investimin e ri që pritet të nisë shumë shpejt në këtë segment.

Drejtori i ARRSH bëri të ditur se ndërhyrja e parashikuar synon eliminimin e problematikës së rrëshqitjeve të gurëve në këtë segment, si dhe rehabilitimin e sistemit të ndriçimit.

“Ky është një aks shumë i rëndësishëm. Në vitin 2018 u bë një projekt për pjesën e rënies së gurëve dhe janë bërë rrjetat mbrojtëse në 350 metra linear. Ky projekt do të zhvillohet më tej këtë vit për të vazhduar edhe me 250 metra të tjera, të cilat do të konkludonin në mbrojtjen dhe sigurinë rrugore të përdoruesve të rrugës. Me kërkesë të bashkisë Lezhë ne kemi aksesuar në projekt dhe pjesën e ndriçimit duke vendosur pjesën e ndriçimit led, si dhe riparimin e të gjithë shtyllave të dëmtuara”, u shpreh Verdho.

Kryebashkiaku Ndreu shprehu falënderime për këtë investim pasi ky segment ka një fluks të shtruar të lëvizjes së automjeteve gjatë sezonit veror. “Ju falënderoj për angazhimin që keni marrë për ndriçimin, i cili është problemi më i madh që kemi në këtë zonë. Vijnë shumë turistë dhe këtu është terr. Plus pastaj zgjatja e barrierave të mbajtjes së gurëve, siç e shikoni dhe vetë terreni është shumë i thyer dhe në rastet e reshjeve rreziku bëhet më i madh. Na krijon siguri më shumë, normalisht edhe turistë më shumë”, tha Ndreu.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se ndërhyrja e parashikuar në segmentin Lezhë-Shëngjin i jep zgjidhje një problematike shumëvjeçare, e cila lidhet me rrëshqitjen e gurëve në këtë segment, ndërsa rehabilitimi i sistemit të ndriçimit vjen edhe si kërkesë e bashkisë së Lezhë.

Balluku u ndal më tej, tek menaxhimi i situatës gjatë ditëve të motit të rënduar me reshje ku u bë e mundur minimizimi dhe reagimi në kohë ndaj çdo problematike që u shfaq, jo vetëm në rrjetin rrugor, por edhe në sistemin energjetik.

“Puna e kryer nga të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes në Republikën e Shqipërisë, mbikëqyrur nga stafet e ARRSH-së kudo në të gjithë vendin, ka qenë një punë që duhet përgëzuar. Kemi pasur problematika, por nuk kemi pasur rrugë të bllokuara, nuk kemi pasur aksidente rrugore të nxitura nga kushtet e motit, apo të rrugës dhe sigurisht çfarë është e rëndësishme, gjithçka është menaxhuar menjëherë në çdo moment. Ky ishte një test i madh për ne dhe ndryshe nga kohët e tjera, sot menaxhohen dhe rrjetet rrugore edhe hidrovoret, madje edhe energjia elektrike”, nënvizoi Balluku.

Krahas ndërhyrjes së parashikuar në segmentin Lezhë-Shëngjin, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur një tjetër projekt i cili prek këtë zonë.

“Kemi dhe plane të shumta këtu. Jemi duke parë sistemimin e portit për ta kthyer një pjesë të tij në një port turistik të mirëfilltë, pasi zona e Shëngjinit tashmë është një zonë me zhvillim të madh turistik dhe kemi një prurje jo vetëm të vizitorëve nga Shqipëria, por dhe nga Kosova dhe treva të tjera. Në planet tona nuk janë thjesht mirëmbajtjet, që na duhet të bëjmë si në këto ditë të vështira, por edhe çdo ditë, por edhe plane të tjera zhvillimi të cilat do t’i jepnin edhe qytetit të Lezhës, por edhe zonës bregdetare përreth, vlerën e duhur për t’u vizituar gjithmonë e më shumë nga turistë”, deklaroi Balluku.

Grupet e punës, jo vetëm të mirëmbajtjes së akseve rrugore, por edhe ato të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, vijojnë të jenë në

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATO E JANARIT DREJT FUNDIT/ Liverpool bën goditje të mëdha, Klopp merr dy mbrojtës. Guardiola vendos për...
Previous article RUSI/ Jepet VENDIMI. Dënohet me burg kritiku i madh i Putin, opozitari Alexey Navalny

F.autor

Postime të ngjashme

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë! Aktualitet

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar Aktualitet

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë Aktualitet

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT