• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U KAPËN ME MBI 300 KG KOKAINË/ Lihen në burg 3 të arrestuarit në Selanik. Dy shqiptarët pronarë të një hoteli mohojnë përfshirjen
Home
Aktualitet
Kronikë

U KAPËN ME MBI 300 KG KOKAINË/ Lihen në burg 3 të arrestuarit në Selanik. Dy shqiptarët pronarë të një hoteli mohojnë përfshirjen

2 February, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Tre personat e arrestuar, dy shqiptarë dhe një kroat dy ditë më parë pasi u kapën me mbi 300 kg kokainë, janë lënë në burg nga ana e gjykatës së Selanikut deri në përfundimin e hetimeve

Në gjykatë shqiptarët mohuan përfshirjen në këtë çështje. Mediat greke raportojnë se shqiptarët kanë në pronësi një hotel në Rodos dhe udhëtuan në Selanik për të blerë pajisje për biznesin e tyre.

Ndërsa shtetasi kroat, pranoi akuzat që rëndonin mbi të. Ndërkohë policia greke është në kërkim të një personi të katërt, një 33-vjeçar kroat.

Operacioni policor u krye pas informacionit nga DEA për mbërritjen në Evropë të një kontenieri me një sasi të madhe kokainë, me shumë gjasa nga Amerika Latine.

Nga aksioni janë sekuestruar 300 kg kokainë dhe janë arrestuar tre shtetas, shqiptarë dhe kroatë, të cilët ishin dhe anëtarët kryesorë të bandës.

Mediat greke shkruajnë se dy shqiptarët (njëri me pasaportë greke) ishin aktivë në bizneset hoteliere në Rodos. Goditja e grupit është bërë nga oficerë të policisë të Nëndrejtorisë së Prokurorisë së Drogës në Selanik, në bashkëpunim me shërbimin amerikan DEA.

Sipas policisë greke, anëtarët e kësaj bande kanë furnizuar me kokainë të gjithë ishujt grekë. Ndërkohë, vijon operacioni për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të kokainës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Qëndroi 1 vit në izolim total, i moshuari infektohet ditën që do vaksinohej
Previous article COVID-19/ Anglia teste të shpejta për të gjurmuar variantin e Afrikës së Jugut

Delo.autor

Postime të ngjashme

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi Aktualitet

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit Aktualitet

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT