• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Anglia teste të shpejta për të gjurmuar variantin e Afrikës së Jugut
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Anglia teste të shpejta për të gjurmuar variantin e Afrikës së Jugut

2 February, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e variantit afrikan, në të gjithë Anglinë ka nisur testimi i shpejtë për të gjurmuar dhe frenuar përhapjen e tij.

Njësi testimi të lëvizshëm po shkojnë në çdo banesë duke kryer testet përkatëse. Rastet pozitive do të renditen me të dhëna gjenomike për të parë nëse I përkasin variantit të mundshëm.

Deri më tani, Shëndeti Publik anglez ka identifikuar 105 raste të variantit të ri COVID-19 i shfaqur fillimisht në Afrikën e Jugut në fund të Dhjetorit, 11 prej këtyre rasteve nuk kanë lidhje me udhëtimet ndërkombëtare.

Dr Susan Hopkins, këshilltare mjekësore pranë Shëndetit Publik Anglez tha se aktualisht nuk ka asnjë provë që sugjeron se ky variant është më serioz se të tjerët ose që vaksinat ekzistuese nuk do të mbrojnë kundër tij.

Ajo tha se shkencëtarët po punojnë për një “vaksinë të specifike” që do t’i përgjigjej “mutacioneve të zakonshme” por që “nuk ka gjasa që njerëzit do të duhet të fillojnë përsëri”. Në vend të kësaj, ka “shumë më shumë gjasa që të jetë një goditje përforcuese, pak si vaksina vjetore e gripit”, tha ajo.

Më shumë se 9.2 milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës antiCOVID.

Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock theksoi se “është jetike që të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndaluar transmetimin e këtij varianti”, duke u bërë thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin kufizimet në vend.

Mbretëria e Bashkuar raportoi 18,607 raste të reja dhe 406 viktima të hënën, duke e çuar numrin e të vdekurve në vend nga COVID-19 në më shumë se 106,500 – numri i pestë më i lartë në botë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KAPËN ME MBI 300 KG KOKAINË/ Lihen në burg 3 të arrestuarit në Selanik. Dy shqiptarët pronarë të një hoteli mohojnë përfshirjen
Previous article INSPEKTON PUNIMET NË KANTIERIN E THUMANËS/ Rama: Do bëhet një zonë me vlera të mëdha

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus Botë

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus

ZGJEDHJET NË SUEDI/ Garë e fortë në shtetin nordik, e djathta ekstreme synon për herë të parë hyrjen në qeveri Botë

ZGJEDHJET NË SUEDI/ Garë e fortë në shtetin nordik, e djathta ekstreme synon për herë të parë hyrjen në qeveri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT