Një 30 vjeçar, banues në qytetin e Fierit, është arrestuar nga policia e Lushnjes pasi akuzohet për veprën penale të përndjekjes.
Policia njofton se 30-vjeçari A.M. dyshohet se në mënyrë sistematike kishte përndjekur të renë duke shkaktuar tek ajo frikë, gjë që e detyroi të bënte një kallëzim në ambientet e komisariatit të Lushnjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.


