Qeveria e Gjermanisë të Dielën kërcënoi me veprim ligjor kundër laboratorëve që dështojnë të dorëzojnë vaksinat e koronavirusit në Bashkimin Evropian sipas planit, mes tensionit për vonesat e dërgesave nga AstraZeneca, raporton AFP.
“Nëse rezulton se kompanitë nuk kanë respektuar detyrimet e tyre, ne do të duhet të vendosim pasojat ligjore, “tha ministri i ekonomisë Peter Altmaier për të përditshmen gjermane Die Welt.
Javët e fundit ka pasur një tension në rritje midis udhëheqësve evropianë dhe gjigandit farmaceutik suedezo-britanik AstraZeneca, i cili ka mbetur pas premtimeve të vaksinës së saj Covid-19.
Kompania tha se tani mund të jepte vetëm një të katërtën e dozave të premtuara fillimisht për bllokun për tremujorin e parë të vitit për shkak të problemeve në një nga fabrikat e tij evropiane.
Brukseli ka akuzuar në mënyrë speficike AstraZeneca për dhënien e trajtimit preferencial ndaj Britanisë në kurriz të BE-së. BE-ja shkurtimisht kërcënoi të kufizonte eksportet e vaksinave në Irlandën e Veriut duke mbizotëruar një pjesë të marrëveshjes së Brexit me Britaninë që lejoi qarkullimin e lirë të mallrave mbi kufirin irlandez. Ajo u tërhoq pasi kryeministri britanik Boris Johnson shprehu “shqetësime të mëdha”.
AstraZeneca nuk është e vetmja kompani e barnave në vijën e zjarrit. Javën e kaluar Italia kërcënoi masa ligjore kundër firmës farmaceutike Pfizer të SHBA-së për vonesat.


