• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BURGOSJA E KUNDËRSHTARIT TË PUTIN/ Policia-protestuesve: Mos dilni në protestën e së dielës
Home
Nderkombetare

BURGOSJA E KUNDËRSHTARIT TË PUTIN/ Policia-protestuesve: Mos dilni në protestën e së dielës

30 January, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Policia ruse ka kërkuar që protestuesit në mbështetje të udhëheqësit të burgosur të opozitës Alexei Navalny, kundërshtari më i njohur i Kremlinit, të mos dalin dalin në sheshe në protestat e planifikuara për të dielën, ku do të kërkohet lirimi i Navalny.

Paralajmërimi vjen mes arrestimeve të bashkëpunëtorëve të Navalny-t dhe disa gazetarëve të opozitës. Ai vjen ndërkohë që policia ka shpallur plane për të kufizuar lëvizjet në qendër të Moskës të dielën.

Navalny u arrestua në 17 janar pas arritjes në Rusia nga Gjermania, ku kishte qëndruar pesë muaj për t’u shëruar nga helmimi me një agjent nervor. Arrestimi i tij shkaktoi protesta mbarëkombëtare një javë më parë në rreth 100 qytete dhe sipas njoftimeve, gati 4,000 njerëz u arrestuan.

Demonstrata tjetër në Moskë është planifikuar për në Sheshin Lubyanka. Shërbimi Federal i Sigurisë, për të cilin Navalny thotë se organizoi helmimin e tij me agjentin noviçok të kohës sovjetike për llogari të Kremlinit, e ka selinë në këtë shesh. Qeveria ruse ka mohuar të ketë patur rol në helmimin e 44-vjeçarit.

Departamenti i policisë së qytetit tha se pjesa më e madhe e Moskës qendrore, nga Sheshi i Kuq deri në Lubyanka, do të ketë kufizime për këmbësorët dhe se shtatë stacione metroje do të mbyllen të dielën. Restorantet në këtë zonë gjithashtu do të mbyllen, ndërsa kompleksi i njohur i shitjeve GUM në Sheshin e Kuq tha se do të hapet vetëm në mbrëmje.

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme ruse Irina Volk, përmendi pandeminë e koronavirusit në paralajmërimin e së shtunës kundër protestave. Ajo tha se pjesëmarrësit që kapen në shkelje të rregullave epidemiologjike mund të përballen me akuza penale.

Protestat e 23 janarit në mbështetje të Navalny-it ishin më të mëdhatë dhe më të përhapurat në Rusi pas shumë vitesh dhe autoritetet po përpiqen të mos lejojnë përsëritjen e tyre. Policia zhvilloi një seri bastisjesh këtë javë në apartamente dhe zyra të familjes Navalny, të bashkëpunëtorëve të tij dhe të organizatës së tij kundër korrupsionit.

Policia arrestoi të shtunën zotin Sergey Smirnov, kryeredaktor i medias së pavarur Mediazona, në Moskë nën dyshimin për pjesëmarrje në protestën e fundjavës së kaluar, njoftoi Mediazona./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INCIDENT NË MITROVICË/ Qytetari tenton të sulmojë Albin Kurtin gjatë tubimit, e fyejnë dhe serbët
Previous article KORONAVIRUSI/ Shifrat dramatike: Vendi europian vetëm me 7 shtretër të lirë COVID

Delo.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT