Festa në një bazë ushtarake në Teksas mund të përfundojë në tragjedi.
11 persona, dy prej të cilëve në gjendje kritike kanë përfunduar në spital pasi janë helmuar me antifrizë, duke menduar se është pije alkoolike.
Analizat laboratorike tregojnë se 11 ushtarët kanë pirë etilen-glikol, i njohur si antifrizë.
Katër prej ushtarëve pritet të lënë spitalin, pasi gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar dukshëm.
Konsumimi i alkoolit është i ndaluar për ushtarët që janë në detyrë dhe nuk dihet se me çfarë sanksionesh pritet të përballen ushtarët për shkak të “konsumimit të alkoolit në detyrë”.
Në mesin e të helmuarve ishin një polic ushtarak, dy nën-oficerë dhe tetë pjesëtarë të ushtrisë. Ushtria amerikane nuk ka zbuluar emrat e tyre.


