Pesë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë, si pasojë e koronavirusit, ndërsa janë regjistruar 285 raste të reja.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bën me dije po ashtu se në 24 orët e fundit janë shoqëruar 260 pacientë.
Që prej 13 marsit 2020, e deri më 30 janar 2021, Kosova ka regjistruar 59.931 raste me koronavirus. Prej tyre, 1.492 pacientë kanë vdekur dhe 52.208 janë shëruar.
Raste aktive vazhdojnë të jenë 6.231.


