• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK RRESPEKTUAN MASAT ANTI-COVID/ Gjobiten 908 qytetarë dhe 3 biznese me 10 milionë lekë në 48 orët e fundit
Home
Sociale

NUK RRESPEKTUAN MASAT ANTI-COVID/ Gjobiten 908 qytetarë dhe 3 biznese me 10 milionë lekë në 48 orët e fundit

29 January, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

908 qytetarë janë ndëshkuar se nuk kanë zbaruar masat anti-COVID.

“Kontrolle të vazhdueshme në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid. Gjatë 48 orëve të fundit, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 908 shtetas që nuk i kanë zbatuar këto masa.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 892 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 13 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid”, njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE FSHEHUR NË BRENDËSI TË AUTOBUSIT/ Shqiptarët furnizojnë Italinë me alkool, kapen 500 litra raki në Portin e Barit
Previous article EKSTRADOHET I KËRKUARI NGA SHBA PËR VRASJE/ Arben Bregu merret nga agjentët amerikanë në Shkodër

Delo.autor

Postime të ngjashme

INCENERATORI I TIRANËS/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe 8 të pandehur të tjerë Aktualitet

INCENERATORI I TIRANËS/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe 8 të pandehur të tjerë

POLICIA SHOQËROI 5 PERSONA/ Disa nga protestuesit lënë Kuvendin dhe nisen drejt komisariatit nr.1 Aktualitet

POLICIA SHOQËROI 5 PERSONA/ Disa nga protestuesit lënë Kuvendin dhe nisen drejt komisariatit nr.1

VRAU KAMARIERIN NË ELBASAN/ Apeli dënon me 17 vjet burg autorin, Erjon Llapushi Aktualitet

VRAU KAMARIERIN NË ELBASAN/ Apeli dënon me 17 vjet burg autorin, Erjon Llapushi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT