Kryeministri Edi Rama, i shoqeruar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Eduard Shalësi ministër per Mbrojtjen e Sipermarrjes, ishte sot në Pogradec ku inspektoi punimet për sistemimin e nyjes ndarëse në hyrje të qytetit.
Ky projekt thotë kryeministri “plotëson zinxhirin e projekteve të infrastrukturës përgjatë vijës liqenore deri në qytet, ku së shpejti hapet edhe kantieri i madh i Lungogjolit, pas sigurimit të financimit e përfundimit të projektit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit”.
Në postimin e tij në rrjetet sociale krahas videos ka përdorur dhe shprehjen “Punë Jo Gjumë”, duke ironizuar kështu opozitën!
Në fjalën e tij, Rama thumboi dhe ish-qeverisjen lokale të PD në Pogradec, kur tha:
“Me fillimin e punës për atë zonës së liqenit do jetë një transformim që do i vërë kapak të gjithë këtij procesi që mund të ishte qenë më i shpejtë nëse do kishim pasur më shpejt kryetarin e bashkisë që kemi sot, besoj”.


