Tradita 10-vjeçare e një nëne e cila ka humbur të bijën është bërë virale në rrjete sociale. 33-vjeçarja nga Arizona ka humbur vogëlushen e saj në 2008-ën dhe që prej asaj dite ajo kujton çdo ditëlindje të saj në formën më të veçantë të mundshme.
Foshnja 9 muajshe vdiq në mënyrë tragjike pasi një televizor ra aksidentalisht mbi të. Që atëherë, në çdo ditëlindje, e ëma shkon në një pastiçeri dhe paguan për tortën e një fëmije të panjohur që feston ditëlindjen po atë ditë.
Këtë vit, ishte radha e një vajze 11-vjeçare, vëllai i të cilës ndau me të gjithë gjestin e gruas.
“Sot ishte ditëlindja e motrës sime. Kur shkuam për të marrë tortën e saj të ditëlindjes, na thanë se dikush e kishte paguar. Familja ime ka mbetur pa fjalë nga kjo. E falenderojmë shumë, ka akoma njerëz të mirë në këtë.”- shkruan ai.
Postimi, është pëlqyer nga më shumë se 200 mijë njerëz të cilët janë prekur nga akti kaq human i 33-vjeçares, e cila bashkangjitur tortës kishte shkruar dhe një kartolinë, ku shkruhej:
“E dashur familje e vajzës së ditëlindjes, në nder të 10-vjetorit të vajzës sime të ndjerë pagova këtë tortë. Duke qenë se e kam të pamundur t’ja blej sime bije, bëj këtë prej vitesh. Uroj ta shijoni!”


