Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zhvilluar sot nje vizite ne Pustec, ku eshte pritur nga komuniteti i zones dhe autoritetet e pushtetit vendor. Gjate vizites, Meta ka theksuar se minoriteti maqedonas është pasuri për Shqipërinë.
“Të bashkëpunojmë të gjithë që Bashkia e Pustecit të jetë ndër më të begatat”- ka thene presidenti, duke shtuar se ai eshte i angazhuar për të ruajtur dhe promovuar vlerat e traditat e mrekullueshme të minoritetit maqedonas.
Meta ka garantuar minoritetin maqedonas se jane e do te jene në vëmendjen e tij të përhershme.
Meta u prit në qendër të Pustecit nga dhjetera banorë të minoritetit maqedonas dhe autoritetet vendore. Banorët e Bashkisë së Pustecit kane falenderuar Presidentin për mbështetjen e përkrahjen.
Ata kane theksuar se presidenti u ka qendruar prane per problemet dhe shqetesimet qe kane pasur.
Pas pritjes ne qender, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar edhe nje takim me autoritetet vendore të Bashkisë së Pustecit.
Në takim me Presidentin Meta, ishin te pranishem nënkryetari i Bashkisë së Pustecit, Andon Jani dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak.


