• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NDAJ COVID-19/ Mbi 100 milionë të infektuar në mbarë botën. Britania vendi i parë me…
Home
Nderkombetare

LUFTA NDAJ COVID-19/ Mbi 100 milionë të infektuar në mbarë botën. Britania vendi i parë me…

27 January, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtetrrethimet e shumta dhe fillimi i vaksinimit në disa prej vendeve, nuk ka arritur ende të vërë nën kontroll pandeminë e shkaktuar nga COVID-19. Në bazë të të dhënave të fundit numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë kaloi 100 milionë. Më të prekurat janë SHBA, ku janë shënuar të paktën 25 milion raste. 100 milionë raste përfaqësojnë 1.3 për qind të popullsisë së botës, por ekspertët e shëndetësisë thonë se shumë raste nuk raportohen , çfarë do të thotë se numri aktual i tyre është shumë më i lartë.

Ndërkohë që Britania u bë vendi i parë në Evropë, ku numri i viktimave nga COVID-19 kaloi 100,000, duke u bërë i pari vend në Evropë që regjistron këtë shifër. Të martën, autoritetet raportuan 1.613 viktima. Sipas këtyre shifrave, Britania bëhet vendi i pestë në botë që i tejkalon 100 mijë fatalitete nga virusi, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit, Indisë, dhe Meksikës.

Ndërkohë që kryeministri britanik Boris Johnson u shpreh se ishte tejet e vështirë të tregonte dhimbjen që ndiente

“Më vjen shumë keq për çdo jetë të humbur dhe unë si kryeministër marr përgjegjësi të plotë për çdo vepër të qeverisë time. Ne me të vërtetë bëmë çfarë mundëm dhe vazhdojmë të përpiqemi të zvogëlojmë humbjet e jetëve dhe dhimbjet në këtë krizë tejet të vështirë me të cilën po përballet vendi.”

Yvonne Doyle, drejtoreshë në Agjencinë e Shëndetit Publik të Anglisë, e ka cilësuar si një “moment kthjellimi”, teksa shtoi se “këto nuk janë thjesht shifra”, por “persona, familjarë e miq të dikujt”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHPRESOJ QË GJITHMONË..."/ Festojnë përvjetorin e martesës, Andrra i bën dedikim romantik Sinanit (FOTO)
Previous article MORI DOZËN E PARË TË VAKSINËS/ Pëllumb Pipero infektohet me COVID-19

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT