Diçka e pazakontë ka ndodhur në Turqi, ku Drejtoria për cështjet fetare është shprehur se, martesa mund të jetë e ligjshme, sapo hyhet në moshën e pubertetit. Përkatësisht 9 vjeçe për vajzat dhe 12 vjec për djem.
Pas publikimit të këtij lajmi në një portal online nga Drejtoria për çështjet fetare (Diyanet) i cili është autoriteti më i madh mysliman në vend, menjëherë kanë shpërthyer debate të shumta në Turqi lidhur me këtë lajm.
Ky interpretim, shkaktoi debate të shumta në politikën turke, duke e shtyrë partinë kryesore opozitare ndaj Presidentit Recep Tayip Erdogan, që të kërkojnë nisjen e një hetimi të menjëhershëm.
Në rrjetet sociale shumë përdorues shprehen të indinjuar lidhur me këtë cështjë, ata kanë kërkuar mbylljen e autoritetit më të madh mysliman në vend (Diyanet).
Institucioni i përfshirë në debate të shumta, pas reagimeve që shkaktoi në një deklaratë të dytë u shprehën se lajmet në fjalë ishin një mashtrim dhe saktësoi se ata nuk e aprovojnë martesën e fëmijëve në atë moshë.Përgatiti AlpeNews.al



