Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka paditur në gjykatë për shpifje ish-deputeten e Partisë Demokratike Grida Duma.
Kjo padi vjen pas deklaratave të Dumës dy ditë më parë lidhur me përgjimet e antimafias italiane, e cila e akuzoi Veliajn për lidhje me mafian.
Gjatë seancës gjyqësore ish-deputetja duhet të vërtetojë me fakte dhe prova të gjitha akuzat e saj, ose në të kundërt mund të dënohet për shpifje dhe përhapje e lajmeve të rreme ndaj një funksionari publik.
Burime nga Gjykata e tiranës bëjnë me dije se procesi do të nisë në ditët në vijim.


