Ka dalë nga shtrati lumi Ishëm e për pasojë dhjetëra hektarë tokë janë nën ujë në fshatrat Murqinë, Mallkuç dhe Bilaj. Kjo është hera e tretë që përmbyten brenda një harku kohor prej një muaji.
Siç raporton gazetari Julian Shota, niveli i uji është më i lartë se i 2 javëve më parë ku u raportuan përmbytjet e mëdha. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme në banesa, por vetëm në bujqësi pasi tokat kanë qenë të mbjella me kultura të ndryshme.


