• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NAFTË PA AKCIZË DHE TAKSA/ Veliaj: Lajm i mirë për fermerët e Tiranës, t’i kthejmë sytë tek bujqësia
Home
Politikë

NAFTË PA AKCIZË DHE TAKSA/ Veliaj: Lajm i mirë për fermerët e Tiranës, t’i kthejmë sytë tek bujqësia

22 January, 2021 s.autor Politikë

Nga 1 Janari i këtij viti, Qeveria hoqi akcizën, taksën e qarkullimit dhe atë të karbonit për prodhimet bujqësore, duke realizuar përgjysmimin e çmimit të karburantit për fermerët.

Për të diskutuar skemën e mbështetjes me naftë bujqësore në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, takuan administratorët e zonave rurale dhe drejtues të bujqësisë.

Kryebashkiaku tha se ky është një lajm i mirë dhe i shumëpritur për Tiranën, e cila me zgjerimin e territorit dhe kompetencave, edhe në çështje të bujqësisë, prek një numër të madh fermerësh.

“Këtë fillim vit qeveria dha një lajm të mirë për të gjithë fermerët: nafta do të jetë pa akcizë dhe pa taksa. Kjo ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e fermerëve, sidomos nga ata në luginën e Erzenit, ku toka është edhe më pjellore, ku ka shumë sera dhe zhvillim bujqësor, por edhe në zona të tjera, më malore, ku agroturizmi dhe procese të tjera të lidhura me bujqësinë kanë zënë rrënjë. Para pesë vitesh, jo vetëm që nuk flitej për bujqësinë, por Bashkia e Tiranës nuk kishte asnjë kompetencë në këtë fushë. Pas reformës administrative dhe krijimin e ‘Tiranës së madhe’, ky koncept është transformuar tërësisht. Është momenti më i mirë për të njoftuar këtë risi, thuajse përgjysmimin e çmimit të naftës: që do të thotë se ajo që shkonte më parë për taksa dhe akciza, tani merret si produkt”, u shpreh Veliaj.

Ai nënvizoi se kjo nismë e re e qeverisë shërben si një nxitje për ta kthyer bujqësinë në prioritet.

“Sot, Tirana ka jo vetëm numrin më të madh të agroturizmeve dhe serave, por edhe aksesin më të madh në tregun një milionësh të konsumatorëve”, tha Veliaj.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi shpjegoi mënyrën e aplikimit të fermerëve për të përfituar.

“Hyn në sistem me ID, bën aplikimin me nr. NIPT-i zyra e tatimeve e aktivizon menjëherë. Bëhet kontrollimi i përputhshmërisë së dokumenteve, fermeri kualifikohet dhe merr nga Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor kartën e naftës falas, të cilën e tërheq në çdo pikë karburanti. Nëse fermerët kanë vështirësi gjatë procesit, mund të marrin ndihmë nga zyrat e AREB-eve, agro-pikat ose të telefonojnë në numrin e gjelbër i publikuar tek faqja e Ministrisë së Bujqësisë”, shpjegoi Ekonomi.

Përmes kësaj skeme, çdo fermeri që punon tokën, i llogaritet sasia e naftës që i duhet për sipërfaqen e deklaruar. Për atë sasi nafte përllogaritet vlera e barrës fiskale, e cila do të përjashtohet dhe do të konvertohet në sasi nafte, që do të jepet falas përmes një karte të veçantë për çdo fermer.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPITALI I FIERIT/ Manastirliu: Do përfshijë të gjitha shërbimet, një pavion të posaçëm COVID
Previous article "MË KANË PËRDHUNUAR 5..."/ Rrëfehet nëna biologjike e djalit që e la 3-ditësh: I kam uruar vetes...

s.autor

Postime të ngjashme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT