• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËR TË QESHUR DHE PËR TË QARË/ Manuali i PD, njësoj me manualin e Dëshmitarëve të Jehovait!?
Home
Politikë

PËR TË QESHUR DHE PËR TË QARË/ Manuali i PD, njësoj me manualin e Dëshmitarëve të Jehovait!?

21 January, 2021 Delo.autor Politikë

Ditën e sotme, në media është publikuar një manual që Partia Demokratike ka shpërndarë tek strukturat e saj për të orientuar fushatën në terren. Ajo që bie në sy, manuali i PD është shumë i ngjashëm me manualin që i shpërndahet Dëshmitarëve të Jehovait që të orientojnë vizitat e tyre derë më derë. Aq sa në disa seksione, nëse fjala Lulzim Basha zëvendësohet me fjalën “Jehovah” arrijmë praktikisht në të njëjtin rezultat.

I marrim me radhë: Manuali i PD: Faza e dytë (kandidatët për deputetë, të shoqëruar nga një grup të rinjsh vullnetarë) takojnë personat derë më derë për të: Për t’u treguar votuesve për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën.

Manuali i Dëshmitarëve të Jehovait: Dëshmitarët takojnë qytetarët për: Ti Treguar atyre për Jehovain dhe Jezu Krishtin

PD: Për t’i bindur që të votojnë për Partinë Demokratike.

DJ Për t’i bindur që të ndjekin mbledhjet e Kongregacionit të Dëshmitarëve të Jehovait

PD Për t’u dhënë atyre një pjesë të literaturës së fushatës (broshurë).

DJ Për t’u lexuar atyre citime nga Bibla, e për t’u dhënë një pjesë të literaturës dhe broshurave tona (Kulla e Rojes)

PD Për të bashkëbiseduar me ta dhe për t’u prezantuar zgjidhjet që ofron Partia Demokratike për problemet e tyre*

DJ Për të bashkëbiseduar me ta për t’u prezantuar atyre atë në të cilën besojnë Dëshmitarët e Jehovait dhe rrugën e shpëtimit.

PD Mos harroni se ju jeni një përfaqësues personal i partisë dhe i Lulzim Bashës, kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë. Fjalët që thoni dhe përshtypja që krijoni do të kenë një efekt të madh në vendimin e votuesit.Mos harroni: Zgjedhësi ka gjithmonë të drejtë!

DJ Ndonëse vijmë nga qindra prejardhje etnike e formime kulturore, na bashkojnë qëllime të përbashkëta. Mbi të gjitha duam të nderojmë Jehovain, Perëndinë e Biblës dhe Krijuesin e gjithçkaje. Bëjmë çmos të imitojmë Jezu Krishtin dhe jemi krenarë që quhemi të krishterë.

PD -Kur ju bëjnë një pyetje që nuk mund t’i përgjigjeni, mos e improvizoni, mos gënjeni dhe mos e manipuloni përgjigjen. Thjesht tregojini votuesit se jeni vullnetar, se nuk e dini përgjigjen, por do ta zbuloni dhe do t’i ktheni atij përgjigje. Pastaj paraqisni pyetjen e votuesit tek mbikëqyrësi juaj ose direkt në Selinë Qendrore, cilado qoftë çështja.

DJ Unë sugjeroj që pyetja e parë për t’u bërë Dëshmitarëve të Jehovait në derën tuaj është nëse besojnë apo jo që Jezusi është Jehova Perëndi. Nuk jeni në kërkim të shpjegimeve të tyre, por më tepër një deklaratë po ose jo! “Jo” do të jetë përgjigjja e tyre e kuptueshme dhe, pas kësaj, unë rekomandoj që t’u jepni atyre paralajmërimet solemne nga Shkrimet, duke filluar me fjalët e Jezusit: “Prandaj ju thashë se ju do të vdisni në mëkatet tuaja, sepse po të mos besoni se unë jam, ju do të vdisni në mëkatet tuaja”. Pjesë të tjera të ngjashme apo gati identike midis manualit të PD dhe atyre të Jehovait

Përse trokisni në derë? -Për të identifikuar votuesit (besimtarët). -Për t’u bërë atyre disa pyetje. IDENTIKE-Për të mbajtur shënim (regjistruar) problemet e tyre. IDENTIKE -Për të mbajtur shënim (regjistruar) preferencat e tyre të votimit, me qëllim identifikimin e votuesve të sigurt të PD, votuesve potencialë (që kanë votuar në të shkuarën për PD dhe janë të gatshëm që të votojnë edhe në të ardhmen), apo të votuesve të sigurt të partive të tjera. E NGJASHME

-Për t’i dhënë një mesazh përmbledhës për të votuar PD, duke i treguar në mënyrë të përmbledhur për PD, Lulzim Bashën dhe dështimet e Edi Ramës. E NJEJTE NE THELB. PD JEP MESAZH PER POLITIKAT E SAJ DHE PS, DJ PER FENE E TYRE DHE TE TJERAT -Kur të keni mbaruar në terren, vullnetarët dhe zyrtari përgjegjës kthehen në zyrën e Shtabit dhe ju lutemi kaloni menjëherë, por jo më vonë se ditën tjetër, të dhënat në sistemin CRM në mënyrë që të jemi në gjendje të vlerësojmë shpejt rezultatet e canvassing dhe të ndjekim progresin. E NJEJTA STRUKTURE -Pajisja me Badge për vullnetarin- duke e mbajtur këtë badge do t’ju identifikojë si një vullnetar fushate. IDENTIKE -Pajisja me Broshurat e Fushatës – jepini një nga këto broshura secilit votues. IDENTIKE Si duhet të sillemi? -Jini shumë miqësor, plot me energji dhe entuziast. IDENTIK -Mos improvizoni, por qëndrojuni besnik pyetjeve dhe mesazhit siçështë në formatin bashkëlidhur. IDENTIK -Toni i zërit dhe gjuha e trupit janë të rëndësishme. IDENTIK -Një buzëqeshje thotë më shumë se mijëra fjalë. IDENTIK -Mësoji pikat e Formatit bashkëlidhur dhe mos lexoni gjatë kohës që bashkëbisedoni me votuesin. IDENTIK

Udhëzime të veçanta: -Do të zbuloni se pothuajse të gjithë do të jenë të sjellshëm dhe të gatshëm të dëgjojnë. IDENTIKE -Nëse kontaktoni me një person jo miqësor, mos debatoni – thjesht përfundoni bisedën shpejt me një falënderim dhe vazhdoni tutje. IDENTIKE -Nëse keni pyetje ose probleme, ju lutemi telefononi mbikëqyrësin tuaj. IDENTIKE

Manuali i PD i plote: http://www.gazetatema.net/2021/01/21/e-rralle-lulzim-basha-udhezim-per-fushaten-duhet-te-thoni-se-jam-une-kryeminister-i-ardhshem-fjalet-qe-do-thoni-ne-takime-dere-me-dere-si-duhet-te-silleni-dhe-te-buzeqeshni-gjithnje/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article APELI/ Afati i fundit 25 shkurti, të gjithë hapat dhe dokumentet e domosdoshme për fermerët që të aplikojnë për të përfituar naftën falas
Previous article KORONAVIRUSI/ Hungaria bëhet vendi i parë në BE i cili aprovon vaksinën ruse, Sputnik V për COVID-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT